Lajmet

Tencent lançon një alternativë të Apple App Store në WeChat

Jan 13 2017
0 Shpërndarje
Gjigandi Kinez Tencent kishte vendosur që në 10 vjetorin e iPhone të zbulonte një suprizë të vërtetë, një rival të App Store. Tencent lançon një alternativë të Apple App Store në WeChat Photo Source: Bloomberg

WeChat, aplikacioni më i përdorur në Kinë, filloi të ofronte ditën e sotme të ashtuquaturit “miniprograme” nga zhvillues të palëve të treta.

Përdoruesit tashmë mund të prenotojnë një udhëtim me Didi, të porosisin një dhuratë nga JD.com dhe të marrin me qira një biçikletë nga Mobike si dhe të përdorin mëse 100 aplikacione pa u larguar nga WeChat.

Vënia në funksion e miniprogrameve e bën WeChat platformën e parë madhore e cila ofron alternativë të App Store, i cili kontrollohet rreptësisht nga Apple.

Ndërsa Tencent thotë se ky lançim është në kujtim të Apple dhe Steve Jobs, miniprogramet janë më shumë një sfidë për prodhuesin e iPhone.

Problemet e Apple në Kinë nuk rreshtin kryesisht nga presioni qeveritar. Pak ditë më parë qeveria Kineze kërkoi heqjen e New York Times nga App Store. Miniprogramet e WeChat janë kërcënimi më i ri i Apple.

Kompania tha se Tencent nuk duhet të lejohet të përdorë termin aplikacione për miniprogramet konfirmoi CEO i Tencent Pony Ma. Ndryshe nga Apple, WeChat nuk do të tarifojë 30% të vlerës për aplikacionet e shitura. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>