Lajmet

Tërhiqet një aplikacion antivirusi i rremë nga PlayStore, Google kompenson përdoruesit

Apr 22 2014
0 Shpërndarje
Tërhiqet një aplikacion antivirusi i rremë nga PlayStore, Google kompenson përdoruesit

FakeAntivirusAppVirusShieldPlayStorePolicyNë një lëvizje surprizë nga Google, përdoruesit që u mashtruan nga një aplikacion i rremë antivirusi në Google Play Store jo vetëm që do të marrin paratë e tyre prapa, por Google po u jep atyre edhe 5 dollarë shtesë.

Aplikacioni i quajtur Virus Shield u shit për 3.99 dollarë afro 10 000 përdoruesve përpara se të hiqej nga Play Store. Virus Shield ja arriti të kalonte të gjitha verifikimet dhe të dilte në listën “Top”. Policia Android e konstattoi aplikacionin si të rremë dhe e largoi atë nga Play Store më 6 prill.

Aplikacioni i rremë i antivirusit pretendonte se ndalonte programe keqdashëse që të instaloheshin në pajisjen tuaj, skanonte aplikacione dhe ofronte mbrojtje për të dhënat tuaj në kohë reale. Në një e-mail që paralajmëronte ata që kishin blerë aplikacionin, Google thoshte se Virus Shield shkelte politikat dhe termat e Play Store duke bërë deklarime të rreme, dhe për këtë Google po i rimburson përdoruesit.

Përsa i përket kreditit 5 dollarë ekstra, Google po përpiqet ti bëjë përdoruesit të mos lejojnë aplikacione të tilla të kalojnë pa u verifikuar për një kohë të gjatë brenda PlayStore. Google ka mjete të ndryshme për të parandaluar aplikacionet e këqija si Virus Shield nga PlayStore. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>