Harduer

Tesla fillon prodhimin e makinës elektrike për masat Model 3

Jul 3 2017
0 Shpërndarje
Aktiviteti i kompanisë ka qenë kryesisht i fokusuar në makinat luksoze me vlerë 90,000 dollar dhe më shumë. Në 2016-ën prodhoi 85,000 modele. Tesla fillon prodhimin e makinës elektrike për masat Model 3

Makina e parë për masat e Tesla, Modeli 3, do të jetë e disponueshme për konsumatorët e parë duke filluar nga 28 Korriku tha shefi ekzekutiv Elon Musk.

Përmes rrjetit social Twitter ai tha se do të prodhohen 100 Modele 3 në Gusht dhe 1,500 ose më shumë në Shtator.

Ai vijoi duke thënë se kompania do të prodhojë 20,000 modele çdo muaj duke filluar nga Dhjetori.

Kjo makinë është test kritik për Musk dhe lidershipin e tij. Me Modelin 3 ai kërkon të shndërrojë Teslan në një prodhues madhor të makinave elektrike në mbarë botën.

Aktiviteti i kompanisë ka qenë kryesisht i fokusuar në makinat luksoze me vlerë 90,000 dollar dhe më shumë. Në 2016-ën prodhoi 85,000 modele.

Rivali i Tesla General Motors ka prodhuar plot 9 milion makina dhe kamionë. Megjithatë me kosto fillestare prej 35,000 dollarësh, Modeli 3 është një ofertë joshëse për shumë konsumatorë.

Musk premtoi se Tesla do të prodhojë 500,000 makina brenda 2018-ës. Optimizmi i investitorëve për modelin e ri dërgoi aksionet e kompanisë në 361,1 dollar duke vlerësuar Tesla me 59 miliard dollar, 7 miliard më shumë sesa General Motors dhe 15 miliard më shumë sesa Ford. /PCWorld AlbaniAn

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>