Harduer

Tesla fillon prodhimin e Model 3, zbulon modelin e ri Y

Jun 8 2017
0 Shpërndarje
Gjatë takimit me aksionerët Musk tha se Modeli Y do të ketë një platformë të re bazuar në përditësimet e bëra mbi modelet origjinale. Tesla fillon prodhimin e Model 3, zbulon modelin e ri Y Photo Source: Tesla

Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk hodhi dritë mbi modelin e ardhshëm Model Y, një makinë SUV elektrike e cila do të jetë e disponueshme përgjatë periudhës 2019-2020.

Gjatë takimit me aksionerët Musk tha se Modeli Y do të ketë një platformë të re bazuar në përditësimet e bëra mbi modelet origjinale.

Por një nga modelet që ka përfituar më shumë nga origjinali është Model 3, makina elektrike e Tesla për masat. Ky model do të zëvendësojë Modelin S të lançuar në 2022-ën dhe do të kushtojë 35,000 dollar, po aq sa edhe një BMW e serive 3.

Musk tha se prodhimi i Model 3 do të fillojë në Korrik dhe makinat e para do të dërgohen tek blerësit pak javë më vonë. Tesla synon të prodhojë 5,000 Modele 3 në javë në këtë vit dhe 10,000 në 2018-ën.

Sfida më e madhe e Tesla ngelen vonesat e dërgesave. Në të kaluarën ka pasur vonesa deri në 18 muaj nga porosia. /PCWorld Albanian

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>