Blog

Tesla finalizon fermën e baterive në Australinë Jugore, furnizon 30,000 shtëpi me energji

Nov 23 2017
0 Shpërndarje
Ajo mund të ofrojë energji për 30,000 shtëpi në një orë gjatë kapacitetit maksimal dhe do të hyjë në funksion në ditët në vijim. Tesla finalizon fermën e baterive në Australinë Jugore, furnizon 30,000 shtëpi me energji

Tesla ka arritur të finalizojë në kohë fermën e baterive në Australinë Jugore edhe pse projektimet për makinën elektrike Tesla 3 dështuan.

Ferma e baterive është ndërtuar për të mbushur vakumin me energji gjatë shkëputjes së elektricitetit gjatë Verës.

Ajo mund të ofrojë energji për 30,000 shtëpi në një orë gjatë kapacitetit maksimal dhe do të hyjë në funksion në ditët në vijim.

Ferma ka një kapacitet prej 100 megavat dhe është më e madhja në botë. Sipas Wall Street Journal ajo do të shërbejë si energji rezervë gjatë periudhës Dhjetor-Mars kur stina e verës sjell thatësi të lartë.

Kur temperaturat rriten, edhe çmimi i energjisë në të njëjtën kohë ndërsa Australianë përpiqen të luftojnë të nxehtin.

Tesla thotë se ky është një testim specifik për Australinë por tha se nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, atëherë ferma përbën një burim real energjie të rinovueshme si zëvendësim i formave tradicionale të prodhimit të saj. /PCWorld Albanian

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>