Biznes

Tesla heq titullin “Motors”, Elon Musk shikon përtej makinave elektrike

Feb 1 2017
0 Shpërndarje
Tesla heq titullin “Motors”, Elon Musk shikon përtej makinave elektrike Photo Source: Reuters

Tesla Motors ndryshoi emrin e kompanisë në Tesla Inc, një lëvizje kjo e cila shihet si përpjekje e Elon Musk për të transformuar firmën e njohur të Luginës së Silikonit nga një kompani makinash elektrike në kompani energjitike.

Në Tetor Musk prezantoi tjegullat solare të cilat eleminojnë nevojën e paneleve tradicionale duke siguruar përfitime të mëdha në sasinë e energjisë.

Tesla fitoi aprovimin e bordit drejtues gjatë Nëntorit për të blerë SolarCity një marrëveshje 2 miliard dollarëshe ku Musk ishte aksioneri kryesor.

Emri i ri i kompanisë hyn në fuqi ng dita e sotme bëri të ditur Tesla. /PCWorld Albanian

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>