Blog

Tesla Model S vendos një rekord të ri, 1078 kilometra me një ngarkim të baterisë

Aug 7 2017
0 Shpërndarje
Tesla Owners Club Italia pranoi sfidën. Ata kryen testet me goma me fërkim të ulët dhe pa ajër të kondicionuar. Tesla Model S vendos një rekord të ri, 1078 kilometra me një ngarkim të baterisë

Një grup italian pronarësh të makinave Tesla kanë vendosur një rekord të ri duke drejtuar një Model S P100D për 1078 kilometra me një të ngarkuar të vetme të baterisë.

Rekordi i ri zëvendëson të kaluarin i cili ishte 901 kilometër vendosur në Qershor në Belgjikë.

Ekipi italian arriti objektivin duke përdorur teknika për ruajtjen e karburantit, në këtë rast të elektricitetit duke e nisur makinën në përdorim minimal të gazit dhe frenave.

Pas rekordit të publikuar në Qershor, shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk shprehej se makina mund të arrinte edhe 1,000 kilometra me një ngarkim të vetëm.

Tesla Owners Club Italia pranoi sfidën. Ata kryen testet me goma me fërkim të ulët dhe pa ajër të kondicionuar.

Pesë drejtues kryen udhëtimin i cili zgjati për 29 orë në Italinë e Jugut. Pas rekordit Elon Musk shkruante në Twitter: “Zyrtarisht e verifikuar!” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>