Blog

Tesla Model X P100D “thyen” një Lamborghini Aventador

Aug 21 2017
0 Shpërndarje
Në videon e paraqitur Tesla Model X P100D u vendos përballë një Lamborghini Aventador 530,000 dollarësh. Çfarë ndodhi? Tesla fitoi me .05 e një sekondi. Tesla Model X P100D “thyen” një Lamborghini Aventador

Teslat e “Çmendura” siç edhe i ka quajtur Elon Musk janë me të vërtetë një çmenduri. Në një video postuar nga kanali DragTimes në Youtube është më e fundit e cila tregon pushtetin e një makine elektrike.

Në videon e paraqitur Tesla Model X P100D u vendos përballë një Lamborghini Aventador 530,000 dollarësh. Çfarë ndodhi? Tesla fitoi me .05 e një sekondi.

Me një peshë prej 2,449 kilogramësh, Tesla Model X është 544 kilogram më e rëndë sesa Aventadori. Por modaliteti “Ludicrous+” bëri të makina Tesla jo vetëm të mundte Lamborghini në fjalë por të vendoste një rekord si SUV më i shpejtë në botë.

Rekordi u vendos në pistën e garave Palm Beach në Shtetet e Bashkuara. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>