Harduer

Tesla nuk mban premtimin, prodhon vetëm 260 Model 3 nga 1,500 të parashikuara

Oct 3 2017
0 Shpërndarje
Ishte pikërisht kjo performancë e dobët e cila nxiti rënien e vlerës së aksioneve të kompanisë së shquar të makinave elektrike. Tesla nuk mban premtimin, prodhon vetëm 260 Model 3 nga 1,500 të parashikuara

Aksionet e Tesla ranë me 2% pas u bë i ditur lajmi se prodhimi i Modelit 3 do të hasë vështirësi dhe vonesa të mundshme.

Tesla filloi prodhimin e makinës në Korrik dhe pas tre muajsh ka dërguar tek blerësi vetëm 220 prej tyre dhe prodhuar vetëm 260.

Prodhimi i 260 modeleve ishte shumë larg pritshmërive prej 1,500 si dhe hedh dyshime mbi premtimin e Tesla për të prodhuar 5,000 modele në javë deri në fund të vitit.

Ishte pikërisht kjo performancë e dobët e cila nxiti rënien e vlerës së aksioneve të kompanisë së shquar të makinave elektrike.

Tesla dita ditës po ndjen konkurrencën e General Motors kompani e cila bëri të ditur se do të prodhojë 20 modele makinash elektrike me bateri deri më 2023.

Aksionet e Tesla tregtoheshin me 334.97 dollar ndërsa të General Motors me 42.90 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>