Harduer

Tesla po ndërton një bateri e cila do të furnizojë me energji shtëpitë tona

Feb 13 2015
0 Shpërndarje
Tesla po ndërton një bateri e cila do të furnizojë me energji shtëpitë tona

1200x-1Kompania Tesla Motors e njohur për ndërtimin e makinave elektrike, po përdor teknologjinë e baterisë me litium për të sjellë një sistem fuqizimi me energji që mund të zëvendësojë atë tradicional. “Ne do të lançojmë për herë të parë baterinë Tesla për shtëpitë, baterinë për konsumatorët që shumë shpejt do të jetë përdorim të shtëpive dhe bizneseve” tha shefi ekzekutiv Elon Musk gjatë një konference me analistët ditën e enjte.

Kombinimi i panelëve të energjisë diellore me bateri efikase e të mëdha mund të bëjë që konsumatorët mos të blejnë më energji elektrike nga prodhuesit. Morgan Stanley deklaroi vitin e shkuar se produkti i energjisë nga Tesla mund të ketë një rol përçarës mes SHBA dhe Europës duke qënë se përdoruesit mund ta përdorin atë si një mënyrë për tju shmangur taksave. Musk tha se ky produkt do të lançohet në muajt e ardhshëm. “Dizenjimi ka përfunduar ndaj ky sistem pritet të fillojë prodhimin në 6 muajt e ardhshëm” shtoi ai.

Tesla aktualisht ofron njësi të ruajtjes së energjisë për konsumatorë të zgjedhur përmes Solar City Corp, kompania e energjisë diellore ku Musk listohet si aksioneri më i madh i saj. Fabrika Fremont e Tesla në Kaliforni po ndërton një sistem të madh të ngjashëm për bizneset. Kalifornia e sheh ruajtjen e energjisë si një vegël kritike për të mirëmanaxhuar sistemin e energjisë, integruar energjinë diellore dhe atë të erës dhe për të reduktuar ndotjen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>