Harduer

Tesla pranë përfundimit të baterisë më të madhe në botë

Oct 2 2017
0 Shpërndarje
Elektriciteti do të dërgohet tek australianët gjatë orareve të pikut për të reduktuar shkëputjet e energjisë të cilat janë të shpeshta në Australinë Jugore gjatë verës. Tesla pranë përfundimit të baterisë më të madhe në botë

Tesla po bën hapa serioz përpara me projektin e saj të baterisë më të madhe në botë e cila do të vihet në funksion në Australinë jugore.

Ditën e Premte, shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX tha se kompania ishte në gjysmën e rrugëtimit dhe sapo të përfundohet, ajo do të jetë bateria më e madhe në botë.

Këtë deklaratë ai e dha ndërsa po inspektonte ecurinë e projektit në Australi. Tesla do të ndërtojë baterinë me kapacitet 129 megavat në bashkëpunim me kompaninë Franceze të energjisë Neoen.

Bateria do të grumbullojë energji nga një fermë ere e cila shtrihet 142 milje në jug të Adelaides.

Elektriciteti do të dërgohet tek australianët gjatë orareve të pikut për të reduktuar shkëputjet e energjisë të cilat janë të shpeshta në Australinë Jugore gjatë verës.

Bateria mund të furnizojë me energji 50,000 shtëpi. Në Mars Musk shprehej se ajo do të kushtojë 32 milion dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>