Harduer

Tesla prezanton një kamion elektrik në Shtator

Apr 14 2017
0 Shpërndarje
Modeli 3, një makinë e rangut të mesëm, numëron mbi 400,000 porosi, shumë më tepër sesa kompania mund të përmbushë këtë vit. Makina hyn në prodhim këtë vit. Tesla prezanton një kamion elektrik në Shtator Photo Source: Getty Images

Tesla do të prezantojë një kamion elektrik në Shtator u shpreh ekzekutivi i kompanisë, Elon Musk.

Jo më larg se vitin e kaluar Musk shprehu dëshirën për tu zhvendosur përtej makinave. Megjithatë analistët janë të shqetësuar nëse Tesla mund të përmbushën kërkesën e projekteve aktuale.

Modeli 3, një makinë e rangut të mesëm, numëron mbi 400,000 porosi, shumë më tepër sesa kompania mund të përmbushë këtë vit. Makina hyn në prodhim këtë vit.

Por pavarësisht këtyre ngërçeve, investitorët kanë besim tek Musk dhe ambicjet e tij. Të Hënen Tesla u shndërrua në prodhuesin më të madh Amerikan të makinave.

Duke folur për kamionin elektrike, ai tha se ekipi i tij do të ofrojë një mjet të nivelit tjetër. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>