Biznes

Tesla prezanton zv. Presidentin e ri të inxhinierisë të ardhur nga Snap

May 28 2018
0 Shpërndarje
Bannon ka punuar si një inxhinier i çipeve të Apple që ndihmoi në dizajnimin e çipeve  A5-AP të Apple. Tesla prezanton zv. Presidentin e ri të inxhinierisë të ardhur nga Snap

Tesla njoftoi sot një numër të ri të punonjësish,përfshirë Stuart Bowers, i cili po bashkohet me stafin e Tesla si zv.president i inxhinierisë.Bowers është duke u bashkuar me Tesla pas largimit nga Snap.

Punësimet e tjera të reja përfshijnë Neeraj Manrao,i cili u largua nga Apple për t’u bërë drejtor i prodhimit të energjisë në Tesla dhe Kevin Mukai,i cili tani është drejtor i inxhinierisë së produkteve në Gigafactory të Tesla.

“Ne jemi të ngazëllyer për të mirëpritur një grup njerëzish të talentuar,ndërsa ne vazhdojmë të rrisim modelin 3 dhe të përshpejtohemi drejt një të ardhme më të qëndrueshme”, shkroi Tesla në blogun e saj.

“Ne do të shpallim më shumë punonjës në ditët në vijim, kështu që qëndroni të sintonizuar.”Këto punësime të reja vijnë pas disa largimeve.

Në prill, zv.presidenti i Autopilot të Tesla, Jim Keller u largua drejt Intel dhe më pas erdhi Pete Bannon që shërbeu si zëvendës i Keller.

Bannon ka punuar si një inxhinier i çipeve të Apple që ndihmoi në dizajnimin e çipeve A5-AP të Apple.

Më parë këtë muaj,Sameer Qureshi la rolin e menaxherit të lartë të Autopilot në Tesla për të udhëhequr përpjekjet e drejtimit autonom të makinës së Lyft.

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>