Blog

Tesla publikon videon e rekordit të shpejtësisë së Roadster

Nov 17 2017
0 Shpërndarje
Makina pritet të dalë në shitje në 2020-ën dhe do të kushtojë 250,000 dollar për 1,000 modelet e para. Tesla publikon videon e rekordit të shpejtësisë së Roadster

Tesla zbuloi një suprizë ditën e djeshme gjatë prezantimit të kamionit elektrik Semi, një super makinë të quajtur Roadster e aftë të përshkojë 0-100 km/h në 1.9 sekonda.

Roadster përshkon plot 1,000 kilometra me një ngarkim të vetëm. Sakaq ditën e sotme Tesla publikoi në Youtube një video e cila tregon makinën duke vendosur rekord shpejtësie.

Makina pritet të dalë në shitje në 2020-ën dhe do të kushtojë 250,000 dollar për 1,000 modelet e para.

Përshkimi i distancës në një kohë aq të shkurtër, e bën Roadster makinën më të shpejtë në botë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>