Blog

Tesla do të ofrojë një testim falas të Autopilotit

Jun 6 2018
0 Shpërndarje
Autopiloti i Tesla është nën presion në muajt e fundit pas një përplasjeje fatale në Mars,në të cilën një shofer u rrëzua në frontin e parë në një pengesë sigurie në Highway 101. Tesla do të ofrojë një testim falas të Autopilotit

Pronarët e Tesla pa system Autopilot mund të marrin një shans të papritur për të provuar sistemin e vetë-ngarjes së kompanisë.Sot,në një mbledhje aksionerësh, Elon Musk njoftoi planet për një testim falas të sistemit Autopilot për t’u bërë i mundur “brenda disa muajve të ardhshëm.”Ai nuk dha hollësi lidhur me afatet ose kohëzgjatjen e testimit.

Autopiloti i avancuar kushton me një shtesë prej 5.000 dollarësh në blerje në gjeneratën e tanishme të Teslas, ose një shtesë prej 1.000 dollarë nëse është blerë pas makinës.

Autopiloti i Tesla është ende në zhvillim aktiv dhe Musk premtoi përmirësime të rëndësishme në një version të ri që do të ofrohet për shoferët këtë muaj,me përditësime edhe më të rëndësishme në muajt që do të vijnë.

“Besueshmëria dhe aftësia e Autopilot do të rriten në mënyrë eksponenciale gjatë gjashtë deri në dymbëdhjetë muajve të ardhshëm,”parashikoi Musk. “Përmirësimet janë shumë të shpejta.”

Autopiloti i Tesla është nën presion në muajt e fundit pas një përplasjeje fatale në Mars,në të cilën një shofer u rrëzua në frontin e parë në një pengesë sigurie në Highway 101.

Tesla është zotuar të publikojë rregullisht të dhënat e sigurisë ndërsa zhvillohet sistemi Autopilot,duke lëvizur drejt synimit të një makine plotësisht autonome deri në fund të vitit 2019. /PCWorld Albanian

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>