Blog

Tesla vë në funksion baterinë më të madhe në botë në Australi

Dec 1 2017
0 Shpërndarje
Ajo mund të ofrojë energji për 30,000 shtëpi në një orë gjatë kapacitetit maksimal dhe do të hyjë në funksion në ditët në vijim. Tesla vë në funksion baterinë më të madhe në botë në Australi

Tesla vuri në funksion baterinë litium-ion më të madhe në botë ditën e Premte në Australi duke përmbushur objektivin 100 ditor të ndërtimit të saj nga Elon Musk.

Kompania e Musk fitoi një tender për ndërtimin e një baterie me kapacitet 129 megavat e cila do të asistojë black-out e energjisë në Australinë Jugore.

Ajo mund të ofrojë energji për 30,000 shtëpi në një orë gjatë kapacitetit maksimal dhe do të hyjë në funksion në ditët në vijim.

Ferma është më e madhja në botë. Sipas Wall Street Journal ajo do të shërbejë si energji rezervë gjatë periudhës Dhjetor-Mars kur stina e verës sjell thatësi të lartë.

Kur temperaturat rriten, edhe çmimi i energjisë në të njëjtën kohë ndërsa Australianë përpiqen të luftojnë të nxehtin. /PCWorld Albanian

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>