Harduer

Tesla zbulon makinën elektrike të ardhshme që do të kushtojë 35 000 $

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
Tesla zbulon makinën elektrike të ardhshme që do të kushtojë 35 000 $

100031566-786x305Tesla ka zbuluar se makina e ardhshme e saj me elektricitet do të emërohet Model 3, e cila pritet të zbulohet publikisht në vitin 2016 dhe të jetë në shitje në 2017-ën. Themeluesi i Tesla-s, shefi ekzekutiv, Elon Musk tha në një intervistë për Auto Express se automjeti i ri do të rivalizojë modelet BMW 3. Megjithëse Musk dëshironte ta emëronte këtë automjet “Model E”, planet e tij u prishën kur Ford kërcënoi se do ta padiste atë duke deklaruar se dëshironin që ata vetë ta përdornin këtë emërtim.

Model 3 do të jetë më i vogël se Model S dhe do të karakterizohet nga një çmim prej 35 000 dollarësh, kjo falë baterive më të lira që do të ndërtohen nga Tesla. Musk gjithashtu konfirmoi për Auto Express se makina e re do të ketë një performancë të fuqishme në më shumë se 200 milje ashtu si modeli S. Sa për krahasim modeli Tesla S me një bateri 85 KWh kushton 73,570 dollarë ku së bashku me 7500 dollarë taksa arrin në një çmim origjinal në SHBA prej 81.070 dollarë.

Ardhja e pashmangshme e Modelit 3 mund të përshpejtojë adoptimin e makinave elektrike për shkak të kostos më të ulët. Ne akoma nuk e dimë sesi Modeli 3 do të ngjajë, ku Tesla qartësoi se imazhet nga Auto Express ishin të bazuara në spekulime dhe jo zyrtare. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>