Harduer

Testet e hershme të Core i9 tregojnë ngritje performance prej 50%

Nov 23 2009
0 Shpërndarje
Testet e hershme të Core i9 tregojnë ngritje performance prej 50%

Lëvizja prej katër në gjashtë bërthama është përkthyer në një pothuajse rritje të përkryer lineare në shpejtësi për ato aplikacione që mund të shfrytëzojnë shumë procesorë. Në detyra si modelimi 3D dhe enkodimi i videove, një 2.8 GHz Core i9 i testuar nga PCLab thuhet se  është 50% më i shpejtë sesa një Core i7 me të njëjtën shpejtësi të clock-ut.

Jo të gjitha testimet tregojnë rritje të tilla të mëdha, pasi që ato aplikacione të limituara me një bërthamë të vetme apo që në mënyrë të duhur nuk shfrytëzojnë kodet e tyre shtesë në detyra, kanë parë përfitime më të vogla apo asnjë lloj përfitimi në përgjithësi.  Disa prej këtyre rezultateve i atribuohen natyrës së prototipit të platformës i9, pasi performanca e memories së tij nuk është aq e lartë sa pritet nga hardueri i produktit. Megjithatë pritet që shpejtësia e memories së tij të mos jetë aq e lartë sikurse tek procesorët me katër bërthama.

Intel nuk pritet që të lansojë Core i9 deri në fillim të vitit 2010, ndoshta ka mundësi të paraqitet qysh në muajin Janar, dhe ka mundësi që kjo kompani ta rezervojë këtë platformë për sisteme të rangut të lartë, pasi që pritet të ketë një çmim të lartë dhe të konsumojë më shumë se 130 W të energjisë, në krahasim me 95 W për shumicën e çipave Core i5 dhe i7.

Lajmet e fundit>