Lajmet

Testi Pisa rekorde kërkimi në Google nga Kosovarët

Dec 13 2016
0 Shpërndarje
Testi Pisa rekorde kërkimi në Google nga Kosovarët

pisatJavën që shkoj, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), ka nxjerrë rezultatet për vlerësimin e nxënësve të moshës 15 vjeçar për 70 shtete përfshirë edhe Kosovën.

Në këto rezultate Kosova është radhitur ndër vendet me të fundit, me rezultate të dobëta në fushën e shkencës, të lexuarit dhe matematikës.

Gjatë kësaj jave sa ishin bërë publike këto rezultate, termet për testin PISA janë më të kërkuarat në gjigantin për kërkime online “Google”.

pisaa-730x397

Sipas “Google Trends” gjatë shtatë ditëve të kaluara, në territorin e Kosovës emri PISA është më i kërkuari duke tejkaluar edhe përqindjet normale të kërkimit.

Kosova është radhitur në vendin e 68 në mesin e 70 shteteve, pas Kosovës radhitet Maqedonia, Mali i zi dhe Shqipëria, ndërsa Serbia nuk ka marr pjesë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se renditja e Kosovës qëndron në nivel me vendet e rajonit, ani pse Kosova është e fundit në rajon në këtë studim. Bajrami është arsyetuar se “nuk ka pasur përgatitje për testimin e PISA-s”. /Insajderi.com

Lajmet e fundit>