Harduer

Testimi i performancës së iPhone 6 nga GPU Basemark tregon se gjendet pas konkurrentëve

Sep 13 2014
0 Shpërndarje
Testimi i performancës së iPhone 6 nga GPU Basemark tregon se gjendet pas konkurrentëve

iphone 6 a8gpuTestimet e para të standardeve të Apple iPhone 6 janë shfaqur dhe vijnë nga GPU Basemark X. iPhone 6 shënon 21.204 pikë, e cila është më mirë sesa rezultati i paraardhësit.

iPhone 5S arrin të shënojë 20.253 pikë. iPhone 6 përdor çipin më të fundit të kompanisë, Apple A8, pajisur me një proçesor Dual Core 1.4 Ghz Cyclone dhe një GPU të panjohur deri tani. Mendohet se njësia grafike e A8 është PowerVR GX6650, e cila është gjenerata e ardhshme e asaj që ndodhet në iPhone 5S (PowerVR G6430)

Gjithsesi, duke pasur parasysh rezultatet nga Basemark X, ne kuptojmë se Apple ka përzgjedhur një GPU gjashtë bërthamëshe PowerVR G6630. Siç e shikoni, përformanca e saj nuk është ashtu siç përshkruhej me titullin, novatore.

Për shembull, Samsung Galaxy S5 shënon 23,501 pikë me GPU-në e saj Adreno 330 dhe një ekran se 1080p. Do të ishte interesante të shohim sesi do të performojë iPhone 6 Plus me ekranin e saj 1080p.

Nëse Apple ka zgjedhur të njëjtën GPU për modelin me ekran më të madh, atëherë do ta ketë më të vështirë të performojë më mirë më këto pixel shtesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>