Lajmet

Testohet aplikacioni për të dëgjuar muzikë përmes çdo shfletuesi

Nov 19 2012
0 Shpërndarje
Testohet aplikacioni për të dëgjuar muzikë përmes çdo shfletuesi

Spotify po teston një mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të dëgjojnë muzikë online përmes çdo shfletuesi në vend të aplikacionit ekzistues në desktop. Versioni beta i Spotify Web app filloi të përhapej ditën e enjte, raporton The Verge.

Uebfaqja është e ngjashme me softuerin e desktopit dhe ka pjesën më të madhe të karakteristikave, përfshi Spotify Radio, modifikim të playlistës dhe një seksion “What’s New”. Ashtu si edhe versioni desktop, edhe versioni ueb do të ofrojë streaming për miliona këngë pa pagesë dhe do të shoqërohet edhe nga reklama.

Lajmi i keq është se aplikacioni ueb po lançohet vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish për momentin. Në një deklaratë për The Next Web, Spotify tha se do të japë më tepër detaje për web player-in vitin e ardhshëm.

Po në këtë deklaratë, Spotify e përshkroi aplikacionin ueb si një“mundësi të shkëlqyer shtesë kur nuk mund të luani muzikë përmes aplikacionit në desktop, si për shembull në punë apo në shtëpinë e një miku,” kështu që ideja nuk është të zëvendësohet versioni i desktopit.

Kjo është në fakt e logjikshme, pasi disa opsione si integrimi i librarisë lokale të përdoruesit nuk do të funksiononin më siguri në një aplikacion uebi. Nuk dihet nëse uebfaqja do të suportojë Spotify apps, por kjo karakteristikë nuk duket në screenshot-et e marra nga The Verge.

Gjithsesi, mundësia e përdorimit të aplikacionit ueb është një avantazh për Spotify, pasi shpeshherë nuk është praktike të instalosh programin sa herë përdor një kompjuter.

Pjesa më e madhe e shërbimeve muzikore e kanë tashmë një aplikacion uebi, përfshi Rdio, Rhapsody, Mog, dhe Grooveshark, ndërsa Microsoft Xbox Music ende jo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>