Harduer

Testohet çipi Exynos 5433, jep rezultate më të mira në performancë sesa Snapdragon 805

Jun 24 2014
0 Shpërndarje
Testohet çipi Exynos 5433, jep rezultate më të mira në performancë sesa Snapdragon 805

gsmarena_001 (1)Smartfoni i ardhshëm Samsung Galaxy Note 4 thuhet se do të jetë në dy variante siç jemi mësuar ta shohim, një që ka në përbërje çipin Snapdragon 805 për tregun amerikan dhe tjetri që ka çipin Exynos 5433 për tregun ndërkombëtar. Por teksa varianti Snapdragon tradicionalisht ka rezultuar të jetë më i shpejtë sesa çipet e Samsung, këtë herë mesa duket Exynos është në avantazh të qartë.

Sipas testimit të performancës postuar nga AnTuTu, çipi Exynos 5433 qëndron më lart në çdo aspekt se Snapdragon 805 ku ky i fundit është edhe më i shpejtë se Snapdragon 801.

Në grafikun e parë çipi i Nvidia-s Tegra K1 është më i shpejtë sesa Exynos dhe kjo mbase Exynos është testuar në një ekran me rezolucion Quad HD 2560 x 1440, ndërsa Tegra K1 në një ekran Full HD 1920 x 1080 pixel. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>