Lajmet

Testoni aplikacionet e Android para se t’i shkarkoni

May 22 2012
0 Shpërndarje
Testoni aplikacionet e Android para se t’i shkarkoni

Nëse nuk jeni të sigurt se a duhet ta blini një aplikacion apo jo, tani e keni mundësinë që ta provoni atë para se të vendosni përfundimisht të shpenzoni para për të.

Amazon ka njoftuar së kushdo që ka pajisje me sistem operativ Android tani e tutje do të kenë mundësi t’i provojnë aplikacionet, në dyqanin e aplikacioneve të Amazon para se t’i blejnë ato. Veçoria e re Test Drive për momentin është në fazën testuese dhe përkrahë vetëm aplikacionet që përdorin ekranin e ndjeshëm në prekje dhe veçoritë e akselerometrit. Aplikacionet që kërkojnë përdorimin e tastierës, multitouch, ose kamerës, në mesin e komponentëve të tjera, nuk përkrahen për momentin.

Sipas Amazon, Test Drive është i gatshëm në më tepër se 5,000 aplikacione të ofruara në AppStore dhe pas pak pritet të shtohen edhe më shumë programe. Për të testuar aplikacionet, përdoruesit duhet vetëm të klikojnë butonin “Test Drive” në faqen e aplikacionit. Shërbimi pastaj funksionon virtualisht duke u mundësuar përdoruesve të shohin se si do të dukej posedimi i atij aplikacioni në pajisjen e tyre.

Amazon lëshoi shërbimin e vet Test Drive gjatë vitit të kaluar. Por në atë kohë, kompania u mundësonte përdoruesve t’i testonin aplikacionet nga shfletuesit e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>