Lajmet

Testoni aplikacionet, sfondet dhe gjëra të tjera të Android L në çfarëdo pajisje

Jul 7 2014
0 Shpërndarje
Testoni aplikacionet, sfondet dhe gjëra të tjera të Android L në çfarëdo pajisje

791020339859226949Android: Google lajmëroi një version të ri të sistemit Android para pak ditësh që përmban shumë veçori të mira. Derisa përdoruesit e Nexus 5 dhe 7 mund ta përdorin versionin e tërësishëm për zhvillues, edhe pajisjet e tjera mund t’i përdorin veçoritë kyçe që janë zhvilluar për Android L.

Anëtari i forumit XDA, ivan123 ka përgatitur një sistem të plotë Android L që përfshin aplikacionet kyçe, tastierën e brenda-ndërtuar, sfondet, tinguj dhe gjëra të tjera. Ju mund të shkarkoni të gjitha në një skedar të vetëm, ose të zgjidhni se në çfarë jeni të interesuar. Në të ndodhen edhe Google Maps, Gmail, News & Weather dhe kalkulatori i ri.

Për t’i provuar këto aplikacione, ju thjesht duhet ta konfiguroni pajisjen tuaj në mënyrë që të jeni në gjendje të instaloni aplikacione të palës së tretë – shkoni tek seksioni Security në Settings dhe përzgjidheni kutinë Unknown sources. Ju më pas mund të instaloni aplikacione një në një kohë.

Nuk ka ndonjë garanci që çdo aplikacion do të punojë me çdo telefon dhe tablet, por ia vlen të provohet nëse dëshironi të testoni versionet më të fundit përpara se ta blini një pajisje të re. Natyrisht, ju mund të merrni edhe gjëra të tjera dhe të instaloni animacionin që shfaqet gjatë ndezjes së Android L, si dhe të shkronjave, por kjo kërkon një proces më të ngatërruar. Shkoni këtu për të shikuar për çdo gjë që ju nevojitet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>