Softuer

Testoni Chevrolet Volt në Microsoft Kinect

Jun 24 2010
0 Shpërndarje
Testoni Chevrolet Volt në Microsoft Kinect

“Kinect Joy Ride” është loja e parë garuese për sistemin e ndjeshëm në lëvizje Microsoft Kinect, për Xbox 360, dhe ai do tu mundësojë lojtarëve që të shohin një Volt nga brenda e jashtë dhe ta marrin atë për shëtitje.

Microsoft ka bërë të ditur këtë partneritet gjatë ditës së enjte.

“Chevrolet Volt jo vetëm që po u ofron blerësve potencial një mënyrë të re për të ndërvepruar dhe mësuar automjetin para se ta bleni, por gjithashtu po u mundëson atyre një testim virrtual nga dhoma e tyre e ndejës” tha zëvendës presidenti i korporatës së Global Consumer & Online Groupe pranë Microsoft, Darren Huston.

Lojtarët do të jenë në gjendje të “hapin” Volt-in në lojë, duke shikuar një video reklamë në Xbox Live apo në ueb.

Gjatë E3 2010, loja “Forza” ishte një prej lojërave të para që u demonstrua me sistemin Kinect. Loja u mundëson gejmerëve që të ekzaminojnë automjete virtuale që ata i ngasin, të shikojnë veçoritë e tij dhe të shikojnë nga brenda enterierin.

Loja pritet të paraqitet në vitin 2011, kurse “Kinect Joy Ride” do të ofrohet me sistemin Kinect kur do të paraqitet në nëntor.

Lajmet e fundit>