Vëzhgim

Testoni kompjuterin me 10 uebfaqet dhe veglat më të lira

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Testoni kompjuterin me 10 uebfaqet dhe veglat më të lira

altPërdorni këto supervegla për të testuar në mënyrë praktike gjithçka lidhur me kompjuterin, duke përfshirë harddiskun, lidhjet e internetit, si dhe harduerin në përgjithësi A punon mirë kompjuteri? Mos jini shumë të sigurt. Mendohuni sërish dhe kujtoni zhurmën e madhe që bën harddisku. Apo ndoshta më mirë ju kujtohet shkëputja e fundit e lidhjes me internetin.

 

Marrja e masave të nevojshme është mënyra më e mirë për ta ruajtur mirë kompjuterin. Ruajeni me veglat më të lira dhe shikoni nëse gjithçka është në rregull, para se të prishet.

Një harddisk i shëndoshë

Harddisku është mjaft i qëndrueshëm, megjithatë sa më shumë që dini për markën, origjinalitetin dhe zhurmën që bën,  aq më shumë do jeni të përgatitur për prishjet e papritura. Në vijim pu ju tregojmë për disa shërbime dhe programe qe mund t’ju ndihmojnë.

Kontrollori i harddiskut: Kjo vegël është gjithmonë në rojë, duke mbikëqyrur rrotullimin e disqeve, kohën e leximit të tyre dhe posedon 20 mënyra të rregullimit të pikave të mundshme problematike. Kontrollori i harddiskut mundëson të keni të dhëna teknike, duke përfshirë edhe modelin, versionin dhe numrin serial të tij. Kjo vegël po ashtu bën matjen e temperaturës së harddiskut. Nëse është nxehur së tepërmi, programi mund t’ju dërgojë një alarm përmes e-mail, apo edhe më mirë, mund ta kthejë kompjuterin automatikisht në “Standby mode”.

 

Programi mundëson ta keni një raport, që zakonisht përmban informacione për shumicën e përdoruesve. Kushton 30 dollarë, por mund ta shkarkoni falas një kopje provuese, që zgjat 15 ditë (trial version of Hard Drive Inspector).

Tingujt e harddiskut: Nuk do të duhej të dëgjoni më shumë se një zhurmë të vogël ushtuese nga harddisku. Por nuk ka rregulla të caktuara dhe ai shpesh prodhon zëra të çuditshëm, si zhurma e mbytur, ulërima ose trokitja. Sapo të përcaktoni llojin e zhurmës që nxjerr, do të keni përpara një punë të mundimshme.

Ky program posedon edhe një uebfaqe (actual sounds of bad or unstable drive heads) jashtëzakonisht të dobishme, ku mund t’i dëgjoni llojet e zhurmave që i sjellin probleme harddiskut . Programi në fjalë ofron edhe një vegël shumë të dobishme si “dështimet tipike të hard diskut” (typical hard-drive failures).

 
Shpejtësia e lidhjes në internet

Mos ndoshta lidhja juaj e internetit funksionon shumë ngadalë? Mund ta testoni duke e regjistruar çdo 30 minuta, për disa ditë me radhë. Nëse shpejtësia e lidhjes nuk është as afër shpejtësisë së zakonshme, atëherë dërgoni rezultatet tek kompania juaj e internetit (internet service provider).

Nëse ankoheni fuqishëm, por me edukatë, atëherë ka gjasa që kompania internetit t’jua rregullojë problemin për një kohë të shkurtër, duke jua kthyer shpejtësinë maksimale të lidhjes në internet.
 

Nëse ndonjëri nga këto teste nuk punon, bëni një telefonatë për ndihmë. Shaka! Sigurohuni të keni versionin e duhur të FlashPlayer, nëse jo atëherë shkarkojeni atë këtu.

 
Raporti DSL: Veterani i testimeve “online”, Raporti DSL (DSLReports) ju ofron një mori testesh për t’i provuar. Mund ta testoni shpejtësinë (Speed Test) duke përdorur serverë nga vende të ndryshme. Kështu, duke testuar shpejtësinë përmes dy mënyrave, do të fitoni një shpejtësi mesatare të mirë. Provojeni njërën pranë shtëpisë suaj dhe njërën jashtë shtetit.

 
Nëse jeni të shqetësuar për lidhjen e internetit ndërsa luani, përdorni Line Quality test për të parë pakot e humbura dhe zhvillimet e fshehta. Kujdesuni që të regjistroheni dhe të hyni në faqe për t’i krahasuar rezultatet e muajve më parë.

 
Speedtest.net: Në speedtest.net do të keni përafërsisht të njëjtat rezultate si me testuesin e shpejtësisë së internetit (Speedtest.net). Por kjo uebfaqe është më e shpejtë për raportin DLS dhe ka një ndërfaqe më elegante, pikërisht llojin që do donit t’ua tregoni shokëve, kur ata gjenden në zyrën tuaj.

 
Kualiteti i lidhjes së internetit

Në tentim për të arritur shpejtësinë e plotë testuese, mund të përdorni vegla dhe truke të tjera për të përmirësuar mjeshtërinë “online”.

 
Testimi i shpejtësisë së Voip: Nëse bëni thirrje telefonike përmes internetit, atëherë sigurohuni të keni një “bandwith” sa më të mirë. Për të pasur një VoIP sa më të përshtatshëm, duhet të përdorni shërbime kualitative, që ju mundësojnë përdorimin pa probleme të testimit të VoIP (VoIP speed test).

Analizat e bandwith mund t’ju tregojnë përqindjen e nevojshme që i duhet lidhjes suaj për shërbimet kualitative të VoIP.

 
Prishje tek të gjithë apo vetëm tek unë? Dëshironi të hapni një uebfaqe, por gjatë hapjes paraqiten probleme? “Ka rënë uebfaqja”, apo “problemi qëndron tek unë?” Sigurisht janë fjalët që thoni kur keni këto probleme!

Tani ka një mundësi si ta zbuloni këtë problem. Shkruani emrin  e uebfaqes (URL) në “Down for Everyone or Just Me” dhe problemi do të zgjidhet. Një mënyrë shumë e lehtë e përdorimit ju largon nga ngacmimet e kolegëve të listës suaj.

 
Rregullimi i Wi-Fi: Nëse përdorni Wi-Fi për kthim ose kyçje, shërbimi kualitativ (Quality of Service) mund t’i ndihmojë me disa aplikacione. Për më shumë hidhini një sy artikullit tonë “Optimize Wi-Fi for VoIP, Video, and Gaming”, ku mund t’i gjeni disa këshilla për rritjen e shpejtësisë së transmetimit të të dhënave në rrjetin wireless.

 
Më shumë këshilla për internetin: Për t’i dhënë stabilitet lidhjes me internetin shikoni “Internet Boosters”, ndërsa për t’u përgatitur për kohën kur prishjet e internetit janë të pashmangshme vizitoni  “Five Quick Fixes for Internet Connection Hang-Ups”.

 
Brenda kompjuterit

Jo çdokush mund të radhitë adresën MAC (the MAC address) të rrjetit kompjuterik ose drajverat për tabelën grafike. Njohja e hollësishme, se çfarë hardueri dhe softueri ka brenda kompjuterit, është e paçmueshme. Pajisja me këso informata të hollësishme është ideale, kur keni problem me të. Mund t’i shfrytëzoni këto informacione për të ofruar ndihmë online nëpër forume.

 
PC Pitstop: Nëse dëshironi të vizitoni vetëm një sajt për të testuar kompjuterin, do t’ju rekomandojmë testimin e plotë me PC Pitstop. Kjo vegël gjithëpërfshirëse jo vetëm që ju dhuron një harduer të pamposhtur, por gjithashtu ju alarmon për problemet e mundshme që mund të dëmtojnë performancën e kompjuterit. Pasi e testuam në kompjuterin tonë, PC Pitstop na rekomandoi 11 riparime, na pajisi me një listë më të gjatë të programeve të instaluara, na rrëfeu se cilët drajvera duheshin përmirësuar, një kopje me rezultatet e 40 performancave, si dhe krahasimin mes kompjuterit tonë dhe kompjuterëve tjerë të testuar nga PC Pitstop.

Nëse krijoni një llogari, mund të ruani raportet tuaja. Nëse keni “pop-up” ose “blocker”, hiqeni nga funksioni para se t’i filloni testimet.

 
Belarc Advisor: Mund ta vendosni kompjuterin në krevat dhe të përdorni falas Belarc Advisor për t’u pajisur me një inventar harduerin tuaj. Por kjo nuk është e tëra. Belarc shkëlqen me analizat e veta gjithëpërfshirëse të softuerit të instaluar në kompjuter. Po ashtu, shumë i dobishëm është dhe raporti i Microsoft security për rregullimet e nevojshme që mungojnë nga sistemi. Pasi ta përfundoni skanimin, ruajeni faqen HTML në një vend të sigurt, për t’ju shërbyer kur të jetë e nevojshme.

 
SIW – Informacionet për Windows (System Information for Windows): Mund ta pyesni veglën SIW  (SIW tool) çfarëdo lidhur me kompjuterin tuaj dhe do të keni një listë të mundësive dhe programeve, informacion se cila DLL (Dynamically Linked Library) është ngarkuar dhe cila është për t’u shpërndarë. SIW ka gjithçka dhe ofron lista në të cilat mund të keni qasje lehtë.

Lajmet e fundit>