Ja se si

Testoni Linux-in pa prekur Windows-in

Sep 17 2010
0 Shpërndarje
Testoni Linux-in pa prekur Windows-in

Por ky hap i testimit për dikë mund të jetë problematik dhe “ekuacion i pazgjidhshëm matematikor”, e për disa të tjerë mund të ketë shqetësime rreth ndikimit në softuerin dhe skedarët e tyre të tanishëm.

Por lajmi i mirë është se ka shumë mënyra sesi të bëni një testim të Linux-it, para se ta instaloni atë, dhe keni parasysh çdo gjë që keni tani në kompjuterin tuaj do të qëndrojë aty dhe nuk do të ndryshohet, dhe nëse vendosni që nuk dëshironi të ruani Linux-in në kompjuterin tuaj, atëherë nuk keni bërë asnjë sherr.

A jeni gati për Linux? Atëherë shikoni njërën prej këtyre metodave të mëposhtme që ju përshtatet më së miri.

1. Live CD

Ndoshta kjo është mënyra më e mirë për të provuar Linux, sepse ju futni një LiveCD dhe përmes saj ju mund të startoni Linux-in pa instaluar asgjë dhe boot do të bëhet nga CD-ja. Çdo gjë tjetër në kompjuterin tuaj mbetet e paprekur. Shumica e distribucioneve të sotme të Linux kanë LiveCD në ofertë, të cilat mund t’i shkarkoni pa problem ose mund edhe t’i porosisni.

Nëse interneti juaj është i ngadalshëm, atëherë zgjidhni mundësinë për të porositur. CD-ja vjen edhe në Kosovë e Shqipëri. Një vend ku mund të gjeni LiveCD në shitje është OSDisc.com, që momentalisht ofron Ubuntu 10.04.1, Fedora 13, openSUSE 11.3, Knoppix 6.2.1 dhe Linux Mint 9. Çmimi është rreth 2 dollarë.

Një mënyrë shumë më e shpejtë pa pritur që ët vij CD-ja është shkarkimi i skedarit .iso, nga ueb faqja e projektit, apo të incizoni CD-në vet dhe më pas të bëni boot që të fitoni një LiveCD. Shkarkimet e LiveCD-ve mund t’i bëni nga faqja FrozenTech, ku do të gjeni edhe disa informata tjera shtesë.

Kur të keni shkarkuar skedarin .iso, ju incizojeni atë në CD me një program për incizim. Nëse nuk keni një, Active ISO 2.0 është një opsion i mirë pa pagesë.

Në fund ju mbetet që të fusni LiveCD-në dhe të ristartoni kompjuterin tuaj që më pas do të duhej të startojë me Linux kur bënë boot.

Keni parasysh se shumica e LiveCD-ve e bëjnë Linux të duket më i ngadalshëm sesa që është, pasi që CD-ja duhet të qaset në mënyrë që të lexohet. Versionet e instaluara janë shumë më të shpejta, por në çfarëdo rasti tjetër kur të përfundoni hulumtimin e Linux, largoni CD-në dhe ristartoni sistemin, dhe ju do të ktheheni në Windows-in tuaj të dashur.

2. Live USB

Ashtu sikurse LiveCD, edhe LiveUSB që është një USB njësi, përmban një kopje të plotë, bootable të Linux. LinuxCD.org ofron disa distro për shitje përmes USB si dhe përmes CD-ve. Në mënyrë alternative, si me LiveCD, ju mund të shkarkoni skedarin .iso dhe ta vendosni vet në një USB njësi, dhe më pas të bëni boot si më sipër.

Avantazhi i madh këtu tek Live USB është se Linux mund të punoj pothuajse aq shpejtë sikurse një sistem operativ i instaluar tërësisht.

3. Wubi

Një mënyrë tjetër për të testuar Linux është ta lëshoni atë sikurse të ishte një aplikacion i Windows. Një mënyrë për ta bërë këtë është Wubi, që është një version special i Ubuntu që nuk ngacmon aspak Windows-in.

Për të përdorur Wubi, ju duhet të keni 5GB hapësirë në diskun tuaj. Thjeshtë klikoni linkun e shkarkimit në ueb faqen e projektit për të shkarkuar programin për instalim, dhe kur klikoni atë dy herë, softueri do të shkarkojë dhe instalojë pjesën tjetër të Ubuntu pa prekur Windows-in.

Wubi nuk kërkon të modifikojë pjesë të PC-së suaj apo të përdor një bootloader tjetër, ai gjithashtu nuk instalohet në çfarëdo njësi speciale. Në vend të kësaj, ai punon si çfarëdo aplikacioni tjetër dhe ruani skedarët e Linux në një follder. Nëse vendosni për të mos e përdorur më, ju thjeshtë e fshini sikurse çdo aplikacion tjetër të Windows. Keni parasysh se nëse keni një Ubuntu LiveCD, atëherë Wubi është i përfshirë (një prej versioneve të fundit të CD-ve).

4. Virtualizim

Virtualizimi mund të jetë një mënyrë e mirë për të testuar Linux, dhe sërish do t’ju duket sikurse një aplikacion tjetër për Windows. Për të përdorur këtë qasje, ju duhet të keni softuer për vizualizim nga desktopi; WMware padyshim që është versioni më i mirë me pare, kurse VirutalBox është një alternativë e mirë pa pare.

Për të filluar shkarkoni VirtualBox, që ofrohet për platforma të ndryshme dhe më pas instalojeni sikur të ishte një aplikacion për Windows. Pastaj, ju mund të përdorni softuerin për të instaluar Linuxin si sistem operativ “mysafir” duke përdorur magjistarin e VirtualBox me një skedarë .iso të Linux.

Rezultati është sërish një Linux që punon përkrahë Windows pa ndikuar instalimin e Windows-it tuaj.

Natyrisht, duhet theksuar se Linux punon mirë edhe në kompjuterë të vjetër që keni në shtëpi. Një prej virtyteve më të mira të këtij sistemi operativ është se për dalim prej Windows, ai nuk ka nevojë për harduerin më të mirë dhe më të fundit për të punuar, kështu që funksionimi i tij në makina të vjetra nuk do të jetë problem.

Çfarëdo qasje që zgjidhni, ju do të fitoni përshtypje pozitive nga Linux, dhe më pas mund të ndodh që ta instaloni të plotë me të vërtetë. E nëse ende keni dyshimet e juaja, atëherë vizitoni Software Freedom Kosova 2010 që do të mbahet me 25 dhe 26 shtator të këtij viti, dhe do të kuptoni edhe më shumë rreth Linux dhe veçorive tjera të dobishme që sjellë softueri i lirë dhe i hapur. /pcworld.al

Lajmet e fundit>