Ja se si

Testoni stabilitetin e kompjuterit tuaj me këto vegla të fuqishme

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
Testoni stabilitetin e kompjuterit tuaj me këto vegla të fuqishme

Kur gjërat shkojnë keq me PC-në tuaj, shpesh është vështirë të përcaktohet pika problematike. Bllokimet mund të jenë të zakonshme por ka raste të gabimeve të çuditshme sherri i rritjes së frekuencës. Gjersa softueri mund të përcaktohet shpejtë si problematik, edhe hardueri mund të ketë të njëjtin rol në veçanti kur bëhet fjalë për sisteme të reja apo për procese të ndërlidhura me overclocking.

Synimi i secilit kompjuter është që të ketë një ambient punues të qëndrueshëm – një harduer i lirë që nuk bllokohet apo ngrinë punën tuaj – dhe interneti është i mbushur me aplikacione që ju ndihmojnë të bëni këtë. Lexoni më poshtë për të kuptuar sesi të testoni harduerin tuaj deri në pikën e tij kritike, duke siguruar se përvoja juaj kompjuterike është e sigurt dhe pa telashe.

Secila prej këtyre aplikacioneve të rekomanduara shfrytëzohen më së miri në periudha afat gjata – disa orë apo edhe një natë të tërë. Testimi i kartelës suaj grafike apo CPU-së për vetëm disa minuta nuk mund të llogaritet si rezultat i mirë, në veçanti kur diagnostifikohen çështje të panjohura apo të ndërlidhura me ngarkim. Mos hezitoni por përkushtojani një mbrëmje të tërë dhe zgjidhni problemet tuaja.

Për të filluar ju duhet të shkarkoni një vegël të quajtur HWMonitor, që ju lejon të matni me saktësi temperaturën e sensorëve bërthamë dhe të jashtëm të të gjitha komponentëve të kompjuterit tuaj. Në kombinim me SpeedFan, apo një aplikacion të ngjashëm ju do të keni një bashkësi të mirë softuerike që do t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll gjërat si temperaturën dhe shpejtësinë e ventilatorit – gjë që është e rëndësishme kur tentoni të përcaktoni stabilitetin e një sistemi, në veçanti nëse dyshoni se diçka nuk po shkon si duhet. www.pcworld.al

Testoni limitet harduerit tuaj

Për dallim prej komponentëve tjera brenda PC-së tuaj, problemet me CPU nuk janë gjithmonë të lehta për tu identifikuar. Gjersa kontrollimi i e-mailit tuaj mund të punojë me problem, detyrat që kërkojnë resurse të shumta sjellin kompjuterin tuaj deri tek faza e ngufatjes. Një CPU stabil do të duhej të ketë aftësinë për të bërë kalkulime të besueshme matematikore pa gabime, dhe pa bllokuar makinën tuaj.

Testi standard për këto gjëra thirret Prime95. Ky aplikacion ishte shkruar në mënyrë origjinale për hulumtuesit, me synimin për të kombinuar fuqinë përpunuese kompjuterike dhe për të zbuluar rezultate të reja. Megjithatë, shumë shpejt u kuptua se programi testonte edhe CPU-në edhe RAM-in në një mënyrë që e bënte një vegël shumë efektive testuese. Dhe kjo është saktësisht ajo që ne do të bëjmë.

Prime95 ofron tre opsione primare për testim, duke vendosur nivele të ndryshme të presionit në komponente të ndryshme të kompjuterit tuaj. Small FFT bënë testimin bazë të RAM-it, por vendos presion të madhe pune mbi CPU-në tuaj. In-Place Large FFT rrit shkallën e testimit të RAM-it, por në të njëjtën kohë shtynë CPU-në tuaj në maksimum të nxehtësisë dhe konsumimit të energjisë. Në fund, për një përzierje të të dyjave, Blend kombinon testim gjithëpërfshirës të RAM-it dhe CPU-së në të njëjtën kohë. Në shumicën e rasteve In-Place Large FFT do të jetë testimi i duhur për ju, në veçanti nëse e lëshoni gjatë natës. Nëse sistemi juaj ka sukses pa gabime, atëherë CPU-ja juaj nuk ka probleme.

Prime95 për dallim prej versioneve të mëhershme mbështet edhe testimin e të gjitha bërthamave. Por sigurohuni që të vëni në funksion “Round off checking” nga menyja Advanced, sepse në rastin e kundërt gabimet në kalkulim nuk do të raportohen dhe BSOD-të apo bllokimet do t’ju paraqiten nëse ka telashe.

Një opsion tjetër është aplikacioni i ri IntelBurnTest. Ai bazohet në veglën testuese të Intel – Linpack, dhe si e tillë kjo vegël premton të vë presion në CPU-në tuaj, Northbridge dhe komponentet tjera deri në maksimum – dhe këtë e bënë me një shpejtësi mjaft të lartë. Vetëm keni parasysh se kjo vegël kryen punë vetëm për procesor Intel, ata që kanë procesorë AMD le të mbesin tek Prime95 apo diçka alternative si OCCT

Natyrisht keni kujdes, gjersa Prime95 bënë një punë të mirë në testimin e logjikës së CPU-së, IntelBurnTest do të shkaktojë ngrohjen shumë të shpejtë të CPU-së tuaj, ndoshta edhe në një shkallë rreziku me ftohje joadekuate.

Testoni memorien

RAM është një komponentë që është e vështirë për tu diagnostifikuar nëse ka probleme, por për fat ka një program që ju duhet nëse dëshironi të identifikoni një çështje serioze. Memtest86+ është momentalisht mbreti i diagnozave të memories, dhe është një version i përditësuar nga projekti origjinal Memtest86. Teste të shumta trajtojnë çdo gjë, prej shkrimit të rëndomtë e deri tek lëvizja e të dhënave, në një tentim për të gjetur edhe gabimet më të fshehta me bazë në RAM.

Një total prej nëntë testesh janë në ofertë për shfrytëzim, dhe shkalla e detajeve rritet sa më lartë që shkoni në këtë listë. Niveli i ultë i testimeve kryen punë për probleme të dukshme – të dobishme nëse po ndërtoni një PC të ri apo nëse po planifikoni të vendosni një RAM njësi të re. Megjithatë për testime paksa më të thella – për shembull në nivelin e pestë ju do të shihni një balanc të mirë mes kohës së ekzekutimit dhe detektimit të gabimeve.

Për një diagnozë më të saktë, rekomandohet që të lejoni Memtest86+ të bëjë së paku një kalim përmes testeve të para – “mjaftojnë për të kapur shumicën e gabimeve të mundshme” thonë zhvilluesit. www.pcworld.al

Tani e kanë radhën lojërat: Shtrydhni maksimumin prej GPU-së

Në krahasim me komponentet tjera të kompjuterit, çështjet grafike identifikohen lehtë sepse janë të natyrës vizuale – pra zakonisht shihen si mbeturina pakselash apo tekstura me ngjyra të çuditshme. Disa padyshim do të ankohen pse nuk kemi përmendur sutiën 3DMark, por mos harroni se këtu po bëhet testim limitesh e jo testim i fuqisë dhe sa pikë po arrin kompjuteri juaj. Caku ynë këtu është të shtyhet GPU-ja në kufijtë e saj – që është një detyrë e domosdoshme kur merreni me probleme me kartelën tuaj grafike apo me një overclock që ka shkuar huq.

FurMark është një aplikacion i shkëlqyer që zëvendëson një vegël të popullarizuar që quhej ATiTool. Siç thotë emri, FurMark vendos presion mbi kartelën tuaj grafike duke përpunuar një detaje të mahnitshme të qimeve (Fur) në një objekt në lëvizje në kohë reale. Gjërat si anti-aliasing, rezolucioni dhe gjërat tjera mund të modifikohen pë të testuar në maksimum aftësitë e kartelës suaj grafike, duke lejuar që ju të identifikoni lëshime potenciale apo çështje me tejngrohje dhe temperaturë.

Një vegël tjetër e mirë është edhe rthdrbil. Për dallim prej FurMark, ky aplikacion shtynë kartelën tuaj që të përpunojë ndriçim kompleks HDR dhe reflektime në kohë reale, falë një bashkësie të sferave që lëvizin shpejtë.

E ndoshta nuk ka mënyrë të mirë për të testuar sesa me vetë lojërat. Për shembull S.T.A.L.K.E.R është një lojë e etur për fuqi, dhe ofron një vegël testuese pa pagesë në ueb faqen e saj që ju ndihmon të gjeni më mirë problemet e mundshme. Lojërat tjera si Just Cause 2, gjithashtu ofrojnë demo për të testuar sistemin tuaj, dhe ofrojnë shenja më të mira në botë reale sesa një top i leshtë që sillet në FurMark.

E nëse gjeni probleme me komponentet e kompjuterit tuaj? Kontaktoni prodhuesin. Disa dyqane tek ne në Kosovë apo Shqipëri pranojnë nëse jua ktheni një kartelë grafike apo CPU të blerë rishtas, natyrisht duke pasur parasysh se problemi mund të verifikohet. Ka edhe të tillë që ju ofrojnë zëvendësim për t’ju zgjidhur problemin.

Natyrisht këto që u thanë më lartë janë vetëm disa prej aplikacioneve më të popullarizuara për tu shfrytëzuar për testim, por cilat i përdorni ju le të mbetet në anën tuaj për të zgjedhur. Nëse keni sugjerime tjera, na sugjeroni në komentet më poshtë.

Lajmet e fundit>