Lajmet

Testuesit e Windows 10-ës mund të instalojnë Ubuntu-n nga Windows Store

Jul 11 2017
0 Shpërndarje
Nëse keni të instaluar ndërtimin 16215 të Windows 10-ës, mund të drejtoheni në këtë moment dhe të shkarkoni e instaloni Ubuntu në Windows Store. Testuesit e Windows 10-ës mund të instalojnë Ubuntu-n nga Windows Store Photo Source: Screenshot

Nënsistemi Windows për Linux debutoi me Përditësimin e Përvjetorit të Windows 10-ës ndërsa zyrtarisht erdhi me Përditësimin e Krijuesve të këtij viti.

Falë nënsistemit përdoruesit mund të shfrytëzonin aplikacionet Linux në Windows 10 64Bit, diçka e cila ishte e mundur më parë vetëm përmes konfigurimit Dual-Boot me dy sisteme operative veçmas.

Megjithatë Microsoft kishte lënë të kuptohej se distributimet e Linux do të vinin në Përditësimin e Krijuesve të radhës në Shtator. E madje do të mund ta instaloni sikur të ishte aplikacion nga Windows Store.

Duke filluar nga dita e sotme, Ubuntu mund të shkaktohet nga Windows Store por vetëm nga testuesit e versioneve eksperimentale të Windows 10-ës të cilët njihen edhe si Windows Insiders.

Nëse keni të instaluar ndërtimin 16215 të Windows 10-ës, mund të drejtoheni në këtë moment dhe të shkarkoni e instaloni Ubuntu në Windows Store.

Përdoruesit të cilët e instalojnë do të kenë akses në Ubuntu Terminal dhe një sërë komandash si bash, ssh, git, apt e shumë të tjera. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>