Ja se si

Tetë përmirësime për tiparet më këqija të Vista

Feb 10 2009
0 Shpërndarje
Tetë përmirësime për tiparet më këqija të Vista

altPyesni gjithë ata që kanë parë Spider-Man 3: Idetë e mira rrallë i shpëtojnë një ekzekutimi të keq.
Programuesit e Windows Vista kishin disa ide të shkëlqyeshme për dizajnin, por implementimi i dobët i ka kthyer konceptet e mira në tipare të dobëta dhe të bezdisshme. Për të qenë të drejtë, Vista ka trashëguar shumicën e mangësive nga versionet e mëhershme të Windows, por ata dështuan t’i përmirësojnë ose nuk u munduan fare. Këtu janë tetë dështimet më irrituese të Vista, me përmirësime të shpejta dhe modifikime.

User Account Control
Njerëzit bëjnë disa gjëra në Windows, për shembull instalimi i aplikacioneve shkatërruese ose editimi i Regjistrit, që meritojnë pyetjen “A jeni i sigurt se e dini ç’po bëni?” User Account Control mund të garantojnë që përdoruesit që dëshirojnë të bëjnë ndryshimet të jenë administratorë, para se t’i lejojë të bëjnë ndonjë ndryshim.
Por User Account Control (UAC) i Vista shpesh dështon t’i tregojë përdoruesve pse një akt i caktuar konsiderohet i rrezikshëm. Për më keq, krijuesit e Vista, shkuan tej kufijve, duke detyruar njerëzit të klikojnë në UAC për të ndryshuar kohën apo për të hapur manualisht një backup. Si rezultat i kësaj, njerëzit e shohin shpesh dhe fillojnë ta injorojnë UAC, efektivisht duke larguar çdo mbrojtje që mund të ofrojë.
Këtu janë tri mënyra jo-të-përsosura për të ndalur bezdisjet e UAC. Një problem i vogël që të gjitha këto mënyra kanë, është se kur të startoni kompjuterin, Vista do t’ju lajmërojë se UAC është i çaktivizuar. Mund të shmangni këtë vërejtje, ashtu si jeni mësuar ta injoroni UAC.

1. Thjesht ç’aktivizojeni: Ky përmirësim i lehtë punon mirë në një llogari administratori, por kjo i bën llogaritë e thjeshta pothuajse të pa përdorshme. Zgjidhni Start•Control Panel•User Accounts dhe klikoni Turn User Account Control on or off. Zgjidhni Continue në lajmërimin e UAC dhe në dritaren tjetër hiqni selektimin nga User User Account Control (UAC) to help protect your computer. Klikoni OK dhe ristartojeni.
2. Përdorni TweakUAC: Ky aplikacion falas (find.pcworld.com/61960) mund të ç’aktivizojë UAC për llogaritë e administratorëve, duke e lënë aktiv për përdoruesit e tjerë. Thjesht lëshoni programin, zgjidhni Switch UAC to the quiet mode dhe klikoni OK.
3. Rregulloni udhëzimet UAC: Kjo taktikë punon në Vista Business ose Ultimate. Zgjidhni Start, shkruani secpol.msc, dhe shtypni . Në panelin e majtë, shkoni në dosjen Security Settings/Local Policy/Security Options. Në panelin e djathtë, shkoni në pjesën e poshtme për nëntë mënyra të kontrollit të sjelljes së UAC.

Firewall njëdrejtimësh
Firewall i integruar i Windows ka pasur gjithmonë të njëjtin problem: Edhe pse bllokon gjëra të dyshimta që futen në sistem, kurrë nuk ka kontrolluar se çfarë dërgohet nga sistemi, jashtë. Pasi një kompjuter i infektuar mund të dërgojë e-mail spam dhe të dërgojë numrat e kartës së kredisë tek dikush që nuk ka qëllime të mira, kjo është një mangësi serioze.
Vista e ka rregulluar këtë problem me një firewall shtesë i cili ka mundësi të kontrollimit dhe bllokimit të trafikut të jashtëm. Por ky opsion është i ndalur në konfigurimin bazë. Dizajnerët e Vista e kanë neglizhuar vendosjen e mundësisë për aktivizimin e këtij opsioni në një vend ku përdoruesit mund ta gjejnë më lehtë: në kutinë dialoguese Windows Firewall Settings.

Ja dy mënyra se si mund të merreni me këtë situatë.
1. Aktivizoni mbrojtjen e jashtme: Klikoni Start, shkruani firewall, dhe zgjidhni Windows Firewall with Advanced Security. Klikoni Windows Firewall Properties. Në kutinë dialoguese, tri tastet e para kanë menynë rrëshqitëse Outbound Connections. Në të trijat, zgjidhni Block.
2. Merrni ndonjë firewall më të mirë: Edhe me mbrojtjen dy-kahëshe të aktivizuar, firewall i Windows është gardian falas. Në anën tjetër, Comodo Firewall Pro (find.pcworld.com/61961) ka dalë i pari në testimin e pavarur, para produkteve si Norton Internet Security.

Rikthimi i Sistemit
Ja një ide: Vendosni një aplikacion backup të automatizuar në Windows. Kthimi mbrapa i sistemit të backup do të duhet të përmirësojë skedarët boot të korruptuar, infektimet me virus, instalimet e trojanëve dhe ngadalësimet e zakonshme të Windows, pa dëmtuar të dhënat.
Por nuk mundeni që përgjithmonë të ruani një System Restore backup (të quajtur restore point) në pajisje multimediale të jashtme. Edhe pse, System Restore mundet zakonisht ta kthejë Windows, të themi në gjendjen që ishte të mërkurën e kaluar, në përgjithësi është i papërdorshëm për kthimin mbrapa të çdo gjëje, në gjendje të pastër, siç ishte PC-ja juaj një vit më parë. Për më shumë, kthimi i sistemit varjet nga numri i restore points, që kthimi në backup të rregullt të jetë sa më i saktë.
Zgjidhja më e mirë do të ishte një program për backup i sistemit që nuk prek të dhënat, por kthen prapa çdo gjë në një disk të jashtëm. Ende nuk kam gjetur një program të tillë.
Genie Backup Manager Home (find.pcworld.com/61958) ishte më i afërti që kam mundur të gjej. Ky aplikacion ofron opsione të shuma për backup të të dhënave, që e bëjnë të lehtë kthimin mbrapa të sistemit.
Opsioni Genie Disaser Recovery insiston në ruajtjen e çdo gjëje në disk, por mund ta ktheni prapa sistemin dhe të mbani të dhënat e pa ndryshuara, duke çselektuar dosjet me të dhëna kur të riktheni backup të Disaster Recovery. Mund ta provoni këtë program 50-dollarësh para se ta blini.
Në kontrast, çdo program tjetër i besueshëm për backup që njoh, është i bazuar në image, që do të thotë se aplikacioni e kthen gjithë diskun, si të dhënat ashtu edhe sistemin. Kjo është mirë nëse ktheni sistemin nga një harddisk i dëmtuar, por nëse doni që ta ktheni kompjuterin në muajin e kaluar ndërsa dëshironi të ruani dokumentet e sotme, do t’ju duhet të ktheni prapa tërësisht një backup dhe pastaj të ktheheni në një pikë tjetër.
Në anën tjetër, disa programe për backup janë falas. Nëse keni Vista Business ose Ultimate, tashmë e keni një prej tyre. Për të pasur qasje në të, zgjidhni Start•All Programs•Accessories•Backup Status and Configuration•Complete PC Backup. Një tjetër opsion falas është Drive Image XML, që punon më së miri nëse e përdorni si pjesë të Ultimate Boot CD për Windows (find.pcworld.com/61954). Vetëm kini parasysh se do t’ju duhet të bëni backup të dokumenteve, ndaras.

Backup i të dhënave
Ju duhet të ruani të dhënat çdo ditë. Mungesa e sistemit për backup mund t’ju kushtojë disa orë me riinstalimin të Windows dhe aplikacioneve. Por nëse nuk keni ndonjë aplikacion për backup të të dhënave, do të thotë se mund të humbni fotografi familjare të pazëvendësueshme, informacion të llogarive bankare ose edhe punën tuaj. Për vite me radhë Microsoft ka vendosur në pakon e programeve të Windows disa programe të padobishme për backup. Aplikacioni për backup i Vista përmirësohet në këtë pikë, por jo shumë. Mund të bëni backup të skedarëve sipas formatit, por jo sipas vendndodhjes.
Ja disa opsione.
1. Përdorni softuerin në komplet: Pasi harddisku i jashtëm është mënyra më e mirë për të ruajtur skedarët dhe pasi një pjesë e këtyre disqeve vijnë me programet e tyre për backup, përdorni programin që vjen me diskun. Me siguri është më i mirë se ai te Vista.
2. Bëjeni online: Ngarkimi i të dhënave përmes internetit është i ngadalshëm, por është i lehtë dhe shton mbrojtje, duke i vendosur të dhënat mijëra kilometra larg harddiskut. Unë rekomandoj Mozy Home (find.pcworld.com/61957). Është falas për 2GB backup, ose 5$ në muaj për hapësirë të pakufizuar nga një PC.
3. Përdorni programin më të mirë: Për paratë që kam, programi më i mirë është Genie Backup Manager që kam rekomanduar në këshillën e kaluar. I besueshëm dhe i lehtë për t’u përdorur, programi menaxhon shumë mirë backup manual dhe të programuar, si dhe mund të kthejë një backup nga backup i vjetër në një orar të caktuar. Por versioni Home kushton 50$ dhe ai Professional kushton 70$.
4. Gjeni ofertën e mirë: Argentum Backup (25$, find.pcworld.com/61959) nuk bën backup të gjithë sistemit, por përkrah backup shumë mirë të të dhënave. Kopjon skedarët ose i kompreson në arkiva .zip, kështu që nuk ju duhet Argentum Backup për t’i kthyer mbrapsht.

 

Çinstalues Programesh dhe Tiparesh
Instalimi i një programi në Windows zakonisht do të thotë lejimin e rutinës së instalimit që fut rrënjët thellë në SO. Largimi i programit do të thotë hapja e një çinstaluesi dhe eliminimin e funksionalitetit të aplikacionit, por lënia prapa e mbetjeve të tjera.
Vista ka marrë aplikacionin e vjetër Add and Remove Programs dhe e ke riemëruar Programs and Features, por programorët nuk kanë ndryshuar shumë brenda tij. Ky program vetëm lançonte aplikacionet e padëshiruara për çinstalim të aplikacioneve.
Për opsion më të mirë, shkarkoni Revo Uninstaller (find.pcworld.com/61955) ose shkarkoni versionin portativ (find.pcworld.com/61956), të cilin nuk duhet ta instaloni ose çinstaloni. Si dhe Programs and Features i Vista, Revo ka një ndërfaqe të përshtatshme për lançimin e çinstaluesve të programeve të instaluara. Por, pasi Revo bën këtë, pastron rrëmujën që çinstaluesi i thjeshtë le prapa.
Menyja e shiritit të adresave të Windows Explorer
Microsoft ka bërë shumë gjëra të mira në Windows Explorer të Vista, por menyja rrëshqitëse e shiritit të adresave të dosjeve të vizituara së fundmi nuk është një prej tyre.
Problemi i parë: Shfaq në listë vetëm dosjet që keni vizituar përmes shiritit të adresave. Problem më i keq: Në listë shfaqen uebfaqet, që zakonisht janë më shumë se skedarët në numër.  Personalisht, nëse do të kisha dashur të vizitoj përsëri ndonjë uebfaqe, do ta përdorja shfletuesin, jo menaxherin e skedarëve.
Fatmirësisht, keni disa alternativa.

1. Përdorni ndonjë listë tjetër të dosjeve të vizituara së fundmi: Klikoni shigjetën në pjesën e majtë të shiritit të adresave për listën e dosjeve të vizituara së fundmi. Mbyllni dhe rihapeni Explorer dhe lista do të jetë e zbrazët.
2. Përdorni dosjet e preferuara: Për të vendosur një lidhje të shkurtër në çdo dosje në panelin e majtë të Explorer në Vista, gjitha sa duhet të bëni është ta zhvendosni atë dosje.
3. Përmirësoni Windows Explorer: Rekomandoj instalimin e File Box eXtender (find.pcworld.com/61952), një shtesë falas nga Hyperionics Technology që sjell menytë rrëshqitëse të dosjeve të vizituara së fundmi dhe ato të preferuara, në Windows Explorer. Një këshillë e dobishme: FileBox eXtender punon më së miri nëse zgjidhni fushën Keys&Menus në opsionin Add folders from Windows…

Zhvendosja e artikujve në Menynë Start

Ja një rast ku programuesit e Vista kanë hequr një veçori që ka punuar shumë mirë në Windows XP dhe e kanë shkatërruar. Në XP, nëse keni dashur të keni qasje në një program, skedar ose dosje nga menyja Start, gjithë çka është dashur ishte zhvendosja e një ikone te butoni Start dhe pastaj tek vendndodhja ku keni dashur, brenda menysë Start. Windows pastaj krijonte një lidhje të shkurtër.
Nëse e provoni këtë tek Vista, ajo do ta zhvendosë skedarin, programin apo dosjen e menysë Start. Është vështirë për mua të deshifroj se kush do të donte një opsion të tillë.
Nuk ka ndonjë zgjidhje të saktë, por ja disa ndërhyrje të dobishme.
1. Vendoseni në butonin Start, jo në meny: Ky veprim krijon një lidhje të shkurtë, por shfaqet në panelin e majtë dhe jo në sektorin All Programs. Dhe nëse ky artikull është dosje, lidhja e shkurtë nuk do të veprojë si nën-meny lidhëse.
2. Përdorni menynë kontekstuale: Në vend që ta zhvendosni objektin me tastin e majtë në menynë Start, bëjeni atë me tastin e djathtë. Kur ta lëshoni butonin, zgjidhni Create Shortcuts Here nga menyja rezultuese.

Dosjet në menynë në Panelin e Djathë në menynë Start
Menyja e ridizajnuar në Vista ka paraqitur një vend tjetër të shkëlqyer, ku mund të keni shumë lehtë qasje në disa dosje të rëndësishme: paneli i djathtë i menysë. Ikonat janë të mëdha, të përshtatshme dhe mund të rregulloni që çdo ikonë të veprojë si link apo meny.
Por dosje të vetme që mund t’i vendosni aty janë disa që Microsoft ju lejon t’i vendosni (Documents, Music, e kështu me radhë). Ja dy përmirësime.
1. Bëjeni dosjen tuaj speciale, një dosje speciale zyrtare: Mund të vendosni dosjen që dëshironi në panel, duke i treguar Windows se cila dosje është e fotove apo muzikës. Për detaje lexoni “Can I add XP-like expanding folder shortcuts to Vista’s Start menu?” (find.pcworld.com/61950).
2. Përdorni menynë Start të Vista: Programi falas i Denis Nazarenko (ekziston edhe versioni Pro i cili kushton 20$) e zëvendëson menynë Start të Windows me alternativa më të ndryshme, por jo aq të bukura. Mund të kontrolloni cilat dosje dhe cilët artikuj shfaqen në menynë kryesore. Tipare tjera të rëndësishme përfshijnë shkurtesa të tastierës, të cilat janë të dukshme vetëm kur hapni menynë me tastierë. Shkarkoni Vista Start Menu në find.pcworld.com/61953.
 

Lajmet e fundit>