Lajmet

TextGen shërbimi më i ri i komunikimit kopmani – konsumator

Jun 9 2013
0 Shpërndarje
TextGen shërbimi më i ri i komunikimit kopmani – konsumator

TextGen i jep mundësi konsumatorëve të komunikojnë më kompaninë në formën që duan ata.

Shërbimet për të ofruar mesazhet në linjat tokësore të telefonëve nuk janë të reja, por TextGen ka si qëllim që jo vetëm të lejojë kompaninë të marrë si telefonatat edhe mesazhet në një linjë, por gjithashtu automatikisht ti kthejë përgjigje mesazheve me anketa dhe të marrë përgjigje në një bazë të dhënash, apo të mundësojë intervistimet me chat.

Ju mund ta integroni TextGen në faqen e kompanisë dhe meqenëse është një shërbim i bazuar në re (cloud) ju mund ta aksesoni kudo.

Me anë të TextGen ju mund ta instaloni shërbimet për çdo numër të përfshirë edhe ato fikse, numrat në PBX apo qendrat e telefonatave. Në momentin që shërbimi instalohet, përdoruesit jo-teknikë mund të krijojnë përgjigje dhe pyetje të automatizuara. Si shembuj mund të përmendim: porositë e picave.

TextGen planifikon ta integrojë shërbimin edhe në media sociale si Twitter dhe Facebook. Por shërbimi nuk është i lirë, çmimi i tij varion nga 100 $ në 500 $ në muaj me disa kufizime. (PCWorld Albanian)

textgen

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>