Harduer

“Th Chime”, instrumenti që transformon zhurmat e trafikut në tinguj të këndshëm muzike

Jun 21 2013
0 Shpërndarje
“Th Chime”, instrumenti që transformon zhurmat e trafikut në tinguj të këndshëm muzike

instrumentZhurma e trafikut të sotëm përbën një problem serioz për veshët e qytetarëve, është një zhurmë e fortë dhe aspak e këndshme.

Por Marc De Pape, një teknolog i vetëquajtur kreativ i inkurajon qytetarët ti transformojnë këto zhurma shurdhuese në tingujt e një muzike tërheqëse. De Pape mendon ta arrijë këtë me anë të krijimit të tij, një instrumenti të inspiruar nga tingujt e erës i quajtur “Th Chime”(Tingulli).

Një përmbledhje e 18 sensorëve masin 27 qendra të dhënash (përveç mjeteve të tjera përfshihen edhe termometrat dhe mikrofonët), që përkthejnë impulset dhe rrjedhjet e tingujve të qyteteve të mbingarkuara”, tha De Pape në faqen e tij të uebit.

Video e mëposhtme na tregon 14 nga performancat e instrumentit. http://www.marcdepape.net/work/index.php/the_chime/#the_chime_108 (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>