Lajmet

Thaçi e Berisha do të përurojnë linjën e internetit Kosovë-Shqipëri

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Thaçi e Berisha do të përurojnë linjën e internetit Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria do të lidhen edhe më shumë , duke bashkëpunuar si dy shtete, edhe në fushën e teknologjisë.

Të martën, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohen në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ku do të bëjnë përurimin e linjës së internetit.

Nga ky projekt, të dy vendet do të përfitojmë më shumë materialisht. Zbatues të këtij projekti, janë Postat e Shqipërisë dhe kompania Kujtesa nga Kosova.

Kompania Kujtesa furnizohet me internet nga Frankfurti i Gjermanisë, duke shfrytëzuar linjat të cilat kalojnë nëpër Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Kroaci, e kështu me radhë. Kurse përfitimi është i gjerë edhe sa i përket domeneve të ndryshme.

Në të ardhmen synohet që ndërlidhja në mes Tiranës, Prishtinës edhe Shkupit të realizohet në një rrjet optik.

Burime nga Posta Shqiptare pohojnë se ky projekt synon të rrisë me tepër bashkëpunimin me Kosovën edhe në fushën e teknologjisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>