Vëzhgim

Thashethemet më të reja rreth produkteve me “mollën e kafshuar”

Jul 28 2011
0 Shpërndarje
Thashethemet më të reja rreth produkteve me “mollën e kafshuar”

Sipas të gjitha gjasave edhe pse vera na doli këtë vit mjaft e nxehtë, vjeshta duket se nuk do t ‘i ketë punët keq; së paku në aspektin e prezantimit të produkteve të nxehta për treg. Sipas raundit më të ri të thashethemeve Apple është duke u bërë gati të paraqes MacBook Pro të rinj të inspiruar nga linja Air, dhe kësaj radhe duket se bëhet fjalë për një model 15 inçësh.  Ky produkt thuhet se veçse është në fazat e testimeve dhe pritet që të jetë në ofertë vetëm me SSD dhe pa ndonjë pjesë për lexim të disqeve optike.

Ekrani pritet të jetë më i madh dhe më i hollë, dhe si i tillë duket se do të jetë i krijuar për të tëhrqur profesionistët mobil që kërkojnë më shumë fuqi sesa ajo që mund të ofroj Air, dhe kjo nuk nënkupton se ata kërkojnë një sistem të madh dhe të rënë; duke larguar DVD’n, ka hapësirë më shumë për një bateri sikurse ajo që përdoret në MacBook Air, dhe në këtë formë dizajni mund të realizohet si shumë më i mirë. 

Image: marc.flores

Ka thashetheme se një model 17 inçësh mund të jetë gjithashtu në listë, dhe së bashku me 15 inçëshin mund të paraqiten në treg gjatë festave të fundvitit.

Paraqitet në skenë shtëpiza e iPhone 5

Një skemë e dizajnimit të shtëpizës së iPhone 5 është paraqitur në skenë, dhe bashkë me të edhe dy pjesë origjinale plastike. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe kur është paraqitur iPad 2, dhe me skemat e asaj kohe u dha edhe profili i saktë i tij.

Ajo çka mund të thuhet nga raundi më i ri i thashethemeve është se iPhone 5 duket të jetë më i hollë, dhe diçka si një mini iPad 2, me një dizajn paksa më të lakuar në skaje (jo katror siç është tani). Ekrani duket të jetë më i madh dhe më i shtrirë në skaje, dhe mbështjellësi duket se do të përpunohet tërësisht nga elementet metalike. Hapësira për butonin kryesor mund të mos jetë më buton por zonë e ndjeshme në prekje.

iPhone 5 në mes të shtatorit, iPad 3 më vonë 

Sipas China Times, iPhone 5 definitivisht do të paraqitet në javën e dytë të shtatorit. Kjo bie në binar me një sërë burimesh tjera që kanë raportuar lëvizjet e AT&T për tu bërë gati për lansim. China Times gjithashtu ka thënë se iPad 3 mund të paraqitet më vonë gjashtë vjeshtës. Ne në PCWorld Albanian e kemi diskutuar këtë çështje dhe jemi të pajtimit se gjasat për një iPad 3 janë më të vogla se për çdo produkt tjetër, për shkak se iPad 2 është duke u shitur shkëlqyeshëm kështu që nevoja për të konkurruar një produkt ekzistues nuk është ekzistente. Ndoshta mund të ketë diçka si një iPad 2 HD…

iPhone Lite

Një fotografi e thjeshtë e postuar së fundi bënë fjalë për një iPhone Lite. Një iPhone më i lirë përkrahë iPhone 5 pritet të paraqitet në treg, dhe kjo ka nxitur mjaft shumë edhe mediet dhe ka tërhequr një vëmendje të madh. Ai do të jetë si një iPhone  4  dhe thashethemet flasin se pajisja e re është mjaft e besueshme që të paraqitet. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>