Lajmet

The Guardian: Spiunazhi britanik ka përdorur kamerat e çatit të Yahoo-së

Mar 1 2014
0 Shpërndarje
The Guardian: Spiunazhi britanik ka përdorur kamerat e çatit të Yahoo-së

webcamShërbimi informativ i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë duke punuar në një program spiunazhi për vitet 2008-2012, duke mbledhur imazhe nga kamerat e çatit të përdoruesve të Yahoo-së. Programi arriti të mblidhte një volum të madh të imazheve nga kamerat, përfshirë edhe pamje intime nga rreth 1.8 milion përdorues të Yahoo-së në vetëm në një gjashtë mujor. Lajmi vjen nga The Guardian, një nga gazetat më të mëdha në Britani.

Ky mund edhe të konsiderohet si ndër më të rëndat raste të dhunimit të privatësisë që vjen nga dokumente të rrjedhura të spiunazhit të qeverise, por imazhet nudo dhe pamjet seksuale nga përdorues që nuk dyshonin është akoma më e rëndë.

Askush nga përdoruesit nuk e dinte që ishte nën vëzhgim dhe askush prej tyre nuk ishte i dyshimtë për ndonjë krim. Programi i quajtur “Optic Nerve” ishte i dokumentuar me detaje në materialet e rrjedhura nga Snowden dhe përshkruan edhe se si NSA-ja mund të përfitonte nga përgjimi i viteve 2008-2012.

Rreth materialeve seksuale, analizat në dokumente tregojnë që 3-11% e pamjeve kanë përmbajtje të ashtuquajtur “nudititet të padëshiruar”. Filtrimi me programe që të mos shfaqnin foto nudititeti nuk mund të funksiononte sepse një pjesë e mirë e tyre kishin edhe pamje të fytyrës, pjesë që është esenciale në një program përgjimi.

Imazhet që janë marrë nga kamerat që përdoruesit ishin duke përdorur gjatë çatit në Yahoo, ishin në çdo pesë minuta në një përpjekje për të shmangur shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për të minimizuar ngarkimin e serverit.

Gjithashtu, problemi është edhe pak më ndërkombëtar. Programi nuk kishte filtrim për kombësinë e përdoruesit dhe nuk mund të mos regjistronte imazhe nga përdorues të tjerë si nga Australia, Kanadaja apo Zelanda e Re. Madje as ligji britanik nuk ndalon përdorimin apo përgjimin e imazheve nga shtetas të tjerë.

Gjithsesi, përtej programit të përgjimit, Yahoo e mohon fort që nuk kishte dijeni për ekzistencën e këtij programi. Sipas The Guardian, kur zyrtarë nga Yahoo janë pyetur për skandalin, ata janë shprehur si shumë të inatosur për diçka të tillë në kurriz të Yahoo-së.

Yahoo gjithmonë ka qenë në mbrojtje të privatësisë së përdoruesve online dhe kjo e bën akoma më të rëndë ngjarjen për Yahoo-në. Yahoo dhe kompani të tjera teknologjike që kanë të bëjnë me komunikimin ndërmjet përdoruesve prej kohësh kritikohen për të tilla skandale përgjimi dhe çështja sa vjen e agravohet. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>