Harduer

The Korea Times: LG po punon me Google për një tjetër telefon Nexus

May 4 2013
0 Shpërndarje
The Korea Times: LG po punon me Google për një tjetër telefon Nexus

nexus 4Sipas disa informacioneve që kanë dalë kohët e fundit, LG po punon me Google për të nxjerrë një telefon tjetër Nexus.

Kompania koreane nxori Nexus 4 afërsisht 5 muaj më parë. Sipas The Korea Times, Google dhe LG po bashkëpunojnë në programin e Nexus përsëri. Këto pajisje përdorin Android, por janë nën një OEM tjetër.

Nexus 4 mori shumë vlerësime nga analistët për shkak të kualitetit të lartë që kishte. Ai kushtonte 350 dollarë dhe kishte një numër shumë të madh aplikacionesh si nga Google ashtu edhe nga LG.

Raporti i ri nuk tregon se si pajisja e radhës do të jetë, gjithsesi indikacionet më të fundit tregojnë se do të dalë në Google I/O për 2 javë. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGNexus
Lajmet e fundit>