Harduer

The Wall Street Journal: Amazon po punon në smartfonë me ekran 3D

May 10 2013
0 Shpërndarje
The Wall Street Journal: Amazon po punon në smartfonë me ekran 3D

The Wall Street Journal raporton se Amazon po punon për nxjerrjen e dy smartfonëve. Gazeta raportoi se Amazon po zhvillon një grup të gjerë linjash të pajisjeve, duke përfshirë dy smartfonë, një nga të cilët do të ketë ekran 3D.

Gazeta shtoi se smartfoni me ekran 3D nuk do të ketë nevojë për syze speciale të tepërta, madje do ti lejojë përdoruesit të navigojnë vetëm duke lëvizur sytë. Përveç modeleve të dy smartfonëve, Amazon thuhet se po punon në një pajisje për muzikë.

Deri tani, përpjekjet harduerike të Amazon janë përqendruar rreth tabletëve dhe lexuesve elektronikë Kindle. Gjithsesi shefi ekzekutiv, Jeff Bezos tha në një intervistë në shtatorin e kaluar se Amazon po planifikonte zgjerimin e ofertave harduerike vitin e ardhshëm.

“Patjetër që do të sjellim pajisje të reja. Ne kemi disa gjëra që shpresojmë që ti kënaqin njerëzit”, vazhdoi ai në intervistë.

Ideja se Amazon po punon për një smartfon nuk është aspak e çuditshme, por fakti se po punohet me një pajisje që do punojë me 3D është tepër interesante. Teknologjia 3D është përshtatur shumë mirë në tregun konsumator të teknologjive. (PCWorld Albanian)

amazona

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>