Harduer

The Wall Street Journal: Samsung Galaxy S4 Mini pritet të debutojë më 20 qershor

May 29 2013
0 Shpërndarje
The Wall Street Journal: Samsung Galaxy S4 Mini pritet të debutojë më 20 qershor

Jo më larg se në fillim të kësaj jave është publikuar lajmi se më datën 20 qershor kompania Samsung do të prezantojë disa produkte të reja dhe mesa duket një prej këtyre produkteve sipas “The Wall Street Journal” do të jetë Galaxy S4 Mini.

Ky me siguri është një lajm fantastikë për ata njerëz që e adhurojnë Galaxy S4, por nuk janë pro përmasave aq të mëdha të atij smartfoni.

Me njoftimin e publikuar nga kompania për konferencën për shtyp për prezantimin e produkteve të reja që do të mbahet në qershor ka trazuar kureshtjen e shumë fansave të Samsung pasi nuk ka publikuar asnjë udhëzim më tepër në lidhje me risitë që do të sjellë në treg.

E vetmja gjë që dihet është se do të ketë përmirësime të linjës së produkteve Galaxy dhe Ativ. Tek këto të fundit përfshihen tabletët, smartfonët dhe komjuterët që funksionojnë me sistem Windows 8.

Mendohet se një prej produkteve do të jetë Galaxy S4 Mini pasi ditën e diel Samsung ka postuar aksidentalisht një foto të Mini-t së bashku me numrin e produktit, por ky publikim ka qenë për një kohë shumë të shkurtër dhe për këtë arsye nuk ka qenë e mundur që të zbulohen parametrat e kësaj pajisjeje. Mesa duket detajet e S4 Mini do të mbeten mister deri më 20 qershor.

Vetëm nga një burim jozyrtar është mundur që të zbulohen këto parametra:

– Monitor 4.3 inç

– 1.6 GHz procesor

– Kamera 8 megapiksel

dhe sigurisht çmimi do të jetë më i ulët. (PCWorld Albanian)

Galaxy S4mini

Lajmet e fundit>