Biznes

Thellojnë bashkëpunimin

Jul 23 2012
0 Shpërndarje
Thellojnë bashkëpunimin

Shefi ekzekutiv i Facebook Inc Mark Zuckerberg pritet që listës së tij të gjatë të miqve të ja shtoj edhe njërin prej shitësve më të mëdhenj në ShBA, Walmart.

Zuckerberg dhe skuadra e tij e menaxhmentit kanë kaluar dy ditë në selitë e Wal-Mart Stores Inc në Bentonville, të shtetit të Arkansas, ku është takuar me ekzekutivët e njërit prej shitësve më të mëdhenj në botë, dhe kanë diskutuar mundësitë për të ”thelluar” bashkëpunimin e tyre.

Mediat thonë se, Walmart dhe Facebook pritet të lëshojnë një komunikatë të përbashkët për media, në të cilën thuhet se “Wal-Mart është partner i rëndësishëm i rrjetit social Facebook, dhe se kjo e fundit është duke shikuar modalitetet rreth thellimit të bashkëpunimit mes palëve”.

Se për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë, ende mbetet e paqartë, por vlenë të theksohet se aktualisht Walmart është njëri ndër top reklamuesit në rrjetin social, si dhe është njëri prej dyqaneve zingjiror që tashmë aplikon Facebook Credit – kartelat shpërblyese që fitohen në rrjetin social Facebook përmes lojërave të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>