Analiza

Themeluesi i BlackBerry, Mike Lazaridis, dëshiron të tërhiqet pjesërisht nga kompania

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
Themeluesi i BlackBerry, Mike Lazaridis, dëshiron të tërhiqet pjesërisht nga kompania

blackberry logo blackSipas një raporti nga The Wall Street Journal, themeluesi i BlackBerry, Mike Lazaridis, ka reduktuar pjesën e tij të zotërimit në kompani.

Informacioni vjen nga një dorëzim i rregullatorit që është bërë publik gjatë të martës, në të cilën Lazirdis tha që nuk dëshiron të bëjë ofertë për ta blerë kompaninë dhe si rezultat ka zvogëluar pjesën e tij në kompani në përafërsisht 4.99 për qind të prodhuesit kanadez të smartfonëve.

Lajmi duhet t’i shuajë thashethemet që Lazridis mund të luajë një rol për të rimarrë kontrollin e kompanisë, thashetheme këto që kanë përfshirë blerësit e shumtë nga Facebook e deri tek Amazon.

Së bashku me zhytjen e fundit të BlackBerry nga Fairfax Financial Holdings, Lazaridis e sjell përfundimin e dramës së udhëheqjes, duke e vendosur një fazë për një rikthim në rrënjët e ndërmarrësisë së kompanisë siç është propozuar nga CEO, John Chen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>