Lajmet

Themeluesi i Digg vjen me një ide të re për blog

Dec 19 2013
0 Shpërndarje
Themeluesi i Digg vjen me një ide të re për blog

Sipërmarrësi Kevin Rose, që është themelues i Digg dhe Revision3, ka qenë mjaft i heshtur që kur iu bashkua Google Ventures si një person që investon në projekte të cilat mund të mos jenë edhe aq të sigurta.

Por një video e re e postuar në YouTube tregon që ai është duke u munduar që të “kërcejë” sërish në lojën e nismave, ku me siguri mund të jetë me një mjet për blog, të quajtur Tiny. Rose e bëri lajmërimin e prototipit të platformës për blogim edhe në Twitter.

“Unë kam një ide të re uebi, këtu është një prototip i përafërt, çfarë mendoni”? http://t.co/UkOyEXy8hl kishte shkruar ai në Twitter.

Në videon e postuar, Rose e përmend edhe Marc Hemeon, që është dizenjator në Google dhe një mik nga Digg-u dhe Bjoern Zinssmeister.

Gjatë demonstrimit, Rose shpjegon që ideja prapa mjetit është ta bëjë leximin e blogut të një personi më personal duke i ofruar lexuesit një pamje të autorit në prapavijë.

Mjetie turbullon fotografinë e autorit të postimit në blog, duke i mundësuar lexuesit që ta shohë ambientin dhe me siguri ta dijë disponimin e autorit në lidhje me postimin e tekstit. Tiny po ashtu vendos një filtrues të prapavijës (ose me kokrra të drithit ose me mostra me pika) prapa tekstit dhe sipër pamjeve të turbulluara të autorit të postimit.

Nuk është e qartë nëse kjo nënkupton që Rose është duke dashur t’i japë fund VC-së, ose thjesht është duke përpunuar ide softuerike për qejf.

Në video, Rose shpjegoi: “Unë nuk jam duke e ndërtuar këtë produkt për momentin, por unë ndjej sikur diçka ka për këtë, kështu që unë vetëm dëshirova ta shpërndajë atë me botën dhe të marrë reagimin tuaj.” (PCWorld Albanian)

kvrstiny9870adsf

Tags >

blog
Lajmet e fundit>