Lajmet

Themeluesi i Google Reader nuk shqetësohet për shuarjen e këtij shërbimi

Mar 18 2013
0 Shpërndarje
Themeluesi i Google Reader nuk shqetësohet për shuarjen e këtij shërbimi

Lajmi për mbylljen e shërbimit Google Reader, që u njoftua nga vetë kompania pak ditë më parë kishte nxitur në një farë forme edhe reagime jo edhe aq mirëpritëse për këtë vendim.

Nga reagimet e deritanishme ka patur kërkesa për alternativa zëvendësuese të këtij shërbimi, për të marrë sërish, ndonëse ndërpritet, të njëjtat mundësi nga ndonjë shërbim i qëlluar. Tani shtrohet pyetja se cili kishte qenë reagimi i babait të RSS-së dhe blogut.

Dave Winer, siç duket as që nuk i bëhet vonë rreth këtij vendimi, i cili normalisht duhej të ishte kundër mbylljes së shërbimit. Në blogun e tij, ai përveç të tjerash shkroi:

Nuk do të më mungoj. Kurrë nuk e përdora atë dreq gjëje. Nuk i besova idesë që interesat e një ndërmarrje aq të madhe si Google të jenë të lidhura me të miat, kështu që unë nuk mund t’i besoja që t’i marrë të gjitha lajmet e mia. Dhe përveç kësaj, unë nuk mendoja që qasja e kutisë postare me lajme ishte në rregull. Kujt i duhet se sa gjëra të palexuara janë atje. Mua më pëlqen rrjedha e qasjes së lajmeve dhe unë e kam një bashkësi shumë të stërholluar të rrjedhave që më mbajnë mua të furnizuar me lajme dhe podcaste.

…Herën e ardhshme, ju lutem jepni një çmim të drejtë për shërbimet në cilat vareni. Kështu keni një mundësi më të mirë që t’i mbijetoni fluskave.

Siç vërehet nga ajo që është përmendur në postimin e tij në blog, atij nuk i intereson numri i gjërave të palexuara, mungesa e së cilës është arsyeja se pse shumë përdorues thonë që rrjeti Twitter është një zëvendësim që nuk ia vlen.

Google Reader do të jetë në dispozicion deri më 1 korrik 2013 dhe shuarja e tij nga sa u pa më lart nuk shqetëson gjithkënd, madje as themeluesin e këtij shërbimi. (PC World Albanian)

google reader

Tags >

GoogleRSS
Lajmet e fundit>