Lajmet

Themeluesi i Web-it kërkon të nxisë hartimin e një projektligji për të drejtat e internetit

Mar 13 2014
0 Shpërndarje
Themeluesi i Web-it kërkon të nxisë hartimin e një projektligji për të drejtat e internetit

globe-callout3Web-i ka ndryshuar shumë gjatë këtyre 25 viteve që prej momentit kur Tim Berners-Lee propozoi krijimin e kësaj teknologjie ku censura, reduktimi i neutralitetit në internet dhe mbikqyrja përbëjnë shqetësimet kryesore.

Berners-Lee dhe një grup partnerësh po përpiqen të luftojnë këto rreziqe nëpërmjet lançimit të Web We Want https://webwewant.org/ , një fushatë që ka për qëllim nxitjen e krijimit të një projektligji të drejtash në çdo shtet. Npërmjet kësaj iniciative kërkohet që ju të filloni një diskutim mbi web-in që do dëshironit të shihnit dhe të krijoni një draft me të drejtat përkatëse. Gjithashtu synohet që të suportohet më tepër arsimimi, të ofrohen fonde të vogla si dhe të organizohen mbledhje grupesh në momente kritike.

Nuk është aspak e sigurt nëse Web We Want do të ketë impakt të fuqishëm, por nuk ka dyshim që do të shërbejë si “zëri” i përkrahësve të internetit të hapur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>