Lajmet

Themeluesi i WhatsApp: Përdoruesit nuk duhet të shqetësohen për privatësinë

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
Themeluesi i WhatsApp: Përdoruesit nuk duhet të shqetësohen për privatësinë

whatsapp1_1020.0_standard_800.0Blerja e WhatsApp-it në vlerën prej 16 miliardë dollarë gjatë muajit të kaluar u shoqërua me spekulime rreth privatësisë për më tepër se 450 milionë përdoruesit aktivë të aplikacionit, duke pasur parasysh historinë e ndërlikuar të rrjetit Facebook për privatësinë. Bashkë-themeluesi Jan Koum shkroi në blogun e WhatsApp gjatë ditës së djeshme, duke i përshkruar spekulimet rreth mënyrës së trajtimit të të dhënave të përdoruesve nga kompania Facebook jo vetëm si “të baza”, por edhe si “të papërgjegjshme”.

Koum shkruan që WhatsApp ishte ndërtuar “rreth qëllimit për të ju njohur sa më pak që është e mundur”. Duke punuar me atë filozofi, aplikacioni nuk grumbullon të dhëna personale si adresat e e-mail-t, ditëlindjet ose lokacionet – në të cilat gjëra Facebook-u ka qasje dhe Koum thotë që kompania nuk ka plane për t’i ndryshuar ato. Për më tepër, kompania më parë ka deklaruar që nuk ka plane për të shpërndarë të dhëna me rrjetin Facebook dhe do të mbes tërësisht autonom dhe i pavarur. “Nëse bashkëpunimi me Facebook-un ka nënkuptuar që ne do t’i ndryshojmë vlerat tona, ne nuk do ta bënim këtë gjë,” shkruan ai. “Spekulimi i kundërt nuk është vetëm i pabazë dhe i pathemeltë, por edhe i papërgjegjshëm.”

Derisa Koum mund të thotë që blerja nga Facebook-u nuk është gjë që mund të ndiqet me shqetësim, WhatsApp ende ka disa probleme me privatësinë. Vitin e kaluar, studenti nga Universiteti Utrecht Thijs Alkemade zbuloi një vrimë madhore kriptografike në aplikacion që iu mundësonte hakerëve të ndërmjetësojnë dhe të dekriptojnë porositë. Kompania ka shprehur që vrima është më tepër një rrezik teorik, se sa një gjë e cila është e pranishme në atë kohë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>