Vëzhgim

Themeluesi i WikiLeaks arrestohet në Londër

Dec 8 2010
0 Shpërndarje
Themeluesi i WikiLeaks arrestohet në Londër

Assange, 39 vjeç, nga Australia, ka qenë i akuzuar për detyrim të paligjshëm, dy akuza për ngacmim seksual dhe një akuzë për përdhunim që rrjedhin nga një incident me dy gra në Suedi në muajin gusht.

Ai u arrestua nga Njësia e Policisë Metropolitane e ekstradimit në ora 9:30 paradite, dhe pritet të shfaqet sot më vonë në gjykatë. Një gjyqtar ka të ngjarë të vendos lirimin me kusht për Assange, sipas një zëdhënësi të policisë.

Assange ka insistuar që takimet me gratë ishin konsensuale, dhe prokurorët suedez fillimisht kanë vënë akuza për përdhunim.

Megjithatë, Drejtori i Prokurorisë Publike Marianne Ny ka ri-hapur hetimin për akuzat e dhunimit dhe tha se ajo donte ta pyeste Assange-n, të cilit i është lejuar ta braktis Suedinë pas incidenteve.

Që atëherë, Assange ka shpenzuar kohë në Britani të Madhe, duke bërë edhe disa shfaqje publike. Presioni është intensifikuar pasi WikiLeaks filloi lëshimin e 250 000 pjesëve sekrete dhe diplomatike në muajin e fundit.

Në ndërkohë, WikiLeaks ka marrë hapa për ta bërë infrastrukturën e saj më elastike pasi që faqja e saj ka qenë nën presion të sulmeve të përsëritura dhe mohim të shërbimit. WikiLeaks ishte braktisur edhe nga shërbimi për ueb i Amazon, pasi ajo ishte shërbyer me hosting nga serverat e Amazon.

Por më shumë se 350 faqe tjera tani janë duke shpërndarë përmbajtje të WikiLeaks, duke paraqitur më shumë vështirësi për autoritetet që kërkojnë për ta ndalur lirimin e materialit./pcworld.al

Lajmet e fundit>