Lajmet

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange synon të largohet nga ambasada e Ekuadorit në Londër

Aug 19 2014
0 Shpërndarje
Themeluesi i Wikileaks Julian Assange synon të largohet nga ambasada e Ekuadorit në Londër

Screenshot-2014-08-18-15.21.58-730x366Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange hodhi një “bombë” për shtypin ditën e djeshme, kur zbuloi se ka në plan të largohet nga ambasada e Ekuadorit në Londër shumë shpejt. Duke ju përgjigjur një pyetjeje në një konferencë për shtyp në ambasadë, ku ai ka qëndruar për dy vitet e fundit, australiani konfirmoi qëllimet e tij, por nuk dha një kohë specifike për largimin.

Assange ishte po aq i heshtur lidhur edhe me arsyet e largimit të tij, megjithëse tha se nuk ishte i motivuar për arsye shëndetësore siç sugjerojnë mediat.

Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Ricardo Patino sugjeroi se ky rast ka ngecur, duke rezultuar në katër vite të shpërdoruara nga Assange dhe dy femrat që deklaruan kundër tij. Mbetet e paqartë nëse ky zhvillim i ri do të thotë se Assange do tu dorëzohet autoriteteve Britanike ose nëse ai ka mundur të gjejë një mbrojtje tjetër ligjore. (PCWorld Albanian)

Tags >

WikiLeaks
Lajmet e fundit>