Blog

Themeluesi i Litcoin Charlie Lee ka shitur të gjitha monedhat LTC që posedonte

Dec 21 2017
0 Shpërndarje
Nuk e dimë sesa Litecoin ai posedonte apo sa ka shitur, por tha se do ti përkushtohej zhvillimit të monedhës kriptografike. Themeluesi i Litcoin Charlie Lee ka shitur të gjitha monedhat LTC që posedonte

Charlie Lee, ishte drejtori i inxhinierisë pranë Coinbase, do të shesë të gjithë pasurinë e tij në Litecoin që posedon, një monedhë kriptografike të cilën e themeloi në 2011-ën.

Lee shpjegoi në një postim në Reddit se do të shiste të gjithë Litecoine-ët e tij, për të shmangur konfliktin e interesit që vjen nga influenca dhe pozicioni i tij si themelues i Litecoin.

Falë eksperiencës së fituar në Coinbase dhe Litecoin, Lee shihet si një prej njerëzve me më ndikim në hapësirën krypto dhe ka plot 378 mijë ndjekësa në Twitter me emrin @SatoshiLite.

Ndërsa kishte premtuar të qëndronte larg cicërimave rreth çmimit të Litecoin, ai është kritikuar në disa raste për qëndrimet e tij që mund të kenë manipuluar çmimin e monedhës kriptografike.

“Saherë që publikoj një cicërimë rreth Litecoin kritikohem dhe akuzohem se po e bëj në interesin tim personal. Ca njerëz mendojnë se kam ngelur pa Litecoin. Andaj besoj se këtu ka një konflikt interesi dhe të mbaj Litecoin e të publikoj cicërima për të njëherazi nuk është e hijshme,” tha Ai.

Nuk e dimë sesa Litecoin ai posedonte apo sa ka shitur, por tha se do ti përkushtohej zhvillimit të monedhës kriptografike.

Ashtu si Bitcoin, Bitcoin Cash dhe Ether, edhe vlera e Litecoin është rritur bujshëm. Sipas CoinMarketCap.com ajo është monedha e pestë më e madhe në botë me një vlerë tregu prej 18 miliard dollarë.

Aktualisht këmbehet me 330.14 dollar, 75 herë më shumë sesa këmbehej në Janar të 2017-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>