Blog

Themeluesi misterioz i bitcoin është një prej 50 njerëzve më të pasur në botë

Dec 18 2017
0 Shpërndarje
Në Tetor Satoshi Nakamoto rënditej në i 247-ti në botë sipas Forbes me një pasuri prej 5.9 miliard dollarësh. Themeluesi misterioz i bitcoin është një prej 50 njerëzve më të pasur në botë

Bitcoin ishte shumë pranë rekordit të 20,000 dollarëve gjatë fundjavës duke arritur deri në 19,771 dollarë ditën e djeshme sipas CoinDesk.

Me këtë çmim, pasuria e krijuesit anonim të bitcoin, Satoshi Nakamoto, përllogaritet në 19.4 miliard dollarë sipas Forbes.

Pasuria e Nakamoto vjen nga 980,000 bitcoinët që thuhet se i posedon. Kjo sasi monedhash mendohet të jetë grumbulluar nga procesi i prodhimit dhe zhvillimit të bitcoin që njihet ndryshe edhe si “mining.”

Shpikësi i bitcoin do të ishte pas themeluesit të markës prestigjioze Suedeze H&M, gruas së themeluesit legjendar të Apple Steve Jobs dhe bashkë themeluesit të Microsoft Paul Allen.

Pas Nakamoto vinë investitori Saudit Princi Alwaleed bin Talal dhe Theo Albrecht, trashëgimtari i perandorisë Aldi.

Në Tetor Satoshi Nakamoto renditej në i 247-ti në botë sipas Forbes me një pasuri prej 5.9 miliard dollarësh.

Atë kohë një bitcoin këmbehej me afro 6,000 dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>