Blog

Themeluesi i Oculus Palmer Luckey largohet nga kompania

Mar 31 2017
0 Shpërndarje
Largimi i tij vjen në një moment kur Oculus humbi një betejë ligjore 500 milion dollarëshe me Zenimax, firmë e cila akuzonte rrjetin social për vjedhje sekretesh tregtare. Themeluesi i Oculus Palmer Luckey largohet nga kompania

Palmer Luckey, themeluesi i firmës së realitetit virtual Oculus, është larguar nga kompania. Mr. Luckey u pa si një prej figurave të cilat nxorën në skenë Oculus dhe realitetin virtual përpara se të shitej në 2016-ën.

Rrjeti social Facebook, i cili posedon aksionet e Oculus, nuk dha detaje rreth shkaqeve të largimit nga kompania.

Largimi i tij vjen në një moment kur Oculus humbi një betejë ligjore 500 milion dollarëshe me Zenimax, firmë e cila akuzonte rrjetin social për vjedhje sekretesh tregtare.

Çështja shkoi në favor të Zenimax pas zbulimit të një marrëveshjeje mes kompanisë dhe Luckey në 2014-ën kur u largua nga firma.

Facebook dhe Oculus kanë apeluar vendimin. “Palmer do të na mungojë” shprehej Facebook në një qëndrim dhënë për sajtin e lajmeve ARSTechnica.

Si themelues dhe aksioner kryesor në Oculus, Luckey fitoi një shumë të konsiderueshme kur Facebook bleu kompaninë për 2 miliard dollar në 2014-ën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>