Vëzhgim

Themeluesi i Wikipedia thotë se aplikacionet mund të shpëtojnë lajmet

Sep 5 2010
0 Shpërndarje
Themeluesi i Wikipedia thotë se aplikacionet mund të shpëtojnë lajmet

Në anën tjetër, ai nuk është optimist rreth planeve për mikro-pagesa ku publikimet do t’i kërkoni përdoruesve pagesa për të pasur qasje në artikuj individual sepse në kohën e tanishme nuk ka ndonjë sistem qendror dhe të shpërndarë të pagesave siç është rasti me shërbimet e Apple (iTunes, iBooks dhe App Store) apo Android Market.

“Nëse unë klikojë në iPad-in tim, dhe ajo faturohet në faturën time normale, modeli i mikropagesave mund ta bëjë të mundur që njerëzit të kenë një impuls blerjeje” tha ai. Apple veçse ka të përgatitura informatat për pagesa, dhe secili krijues i aplikacioneve mund të përdor sistemin e faturimit të Apple.

Kjo është një prej arsyeve që Wales beson se dyqanet e aplikacioneve mund të jenë përfituese për industrinë e lajmeve. “Modeli i aplikacioneve – aplikacioni Kindle për iPad – ofron mundësi të reja dhe interesante për gazetat”.

Ka pasur thashetheme në të kaluarën se Google ka unifikuar sistemin e mikropagesave, por diçka e tillë në këtë aspekt ende nuk është paraqitur. Wikipedia nuk është një ndërmarrje komerciale, por pasuria e tanishme e Wales mbështetet në reklama.

Lajmet e fundit>